Financieri i pasur dhe filantropisti, George Soros, tha se perëndimi duhet ta ndihmoj Ukrainën financiarisht, në mënyrë që ajo të evitojë shkatërrimin gjatë periudhës së dimrit.
Në një intervistë për të përditshmen londineze, The Guardian, Soros tha se Ukrainës duhet t’i jepet “një injektim me para të gatshme prej 20 miliardë dollarësh” për ta ndihmuar në pagesën e borxhit publik.
Më tej ai theksoi se Ukraina duhet ta reformoj sektorin e energjisë, në mënyrë që të bëhet më pak e varur nga Rusia.
Tags
europa