Nga Reza Moghadam |
Ngecja në vendnumëro e Europës ka shumë shkaqe. Një shkak i madh vjen nga familjet dhe bizneset, të cilat kanë tkurrur konsumin dhe investimet në mënyrë që të paguajnë borxhet. Reduktimi faktik i kërkesës pengon rritjen - duke reduktuar kështu progresin e bërë për shkak të pagimit të borxheve. Inflacioni shumë i madh, dhe deflacioni në disa vende, do të thotë që brenga e borxhit vazhdon të rritet përafërsisht sa të ardhurat. Kurse sa i përket të ardhurave, rrogat dhe kostot e tjera janë kokëfortësisht të larta megjithëse çmimet vazhdojnë e bien, duke dekurajuar kështu punësimin. Kufizimet në tregun e prodhimit pengojnë idetë e reja që të lindin gjënë e madhe të radhës. Europa nuk po krijon mjaftueshëm vende pune. Kjo e trazon publikun europian në lidhje me euron.
Thirrjet për të bërë diçka po rriten por përgjigjet priren të fokusohen në një apo një tjetër politikë, në vend që të fokusohen në një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Një përjashtim përbën strategjia e "tre shtyllave" e zhvilluar nga Benoît Cœuré, një anëtarë i i bordit të Bankës Qendrore Europiane, dhe Jörg Asmussen, ish koleg i tij dhe tani një ministër gjerman. Por edhe propozimi i mirëpritur i tyre, në esencë, nuk do bëjë më shumë se ç'është bërë, vetëm pak më shumë gjallërisht. Banka Qendrore Europiane po përballet me përgjegjësitë; politikat fiskale duhet të ruajnë fleksibilitetin aktual në akordancë me Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes, dhe kështu me rradhë.
Këto qasje nuk do të mundësojnë rritjen e shumëparashikuar. As zgjerimi fiskal gjerman, nuk mund të ruajë i vetëm periferinë: rregullat fiskale ia shtrëngojnë dorën Berlinit, kështu që impakti i shpenzimeve të Berlinit në eurozonë do jetë i vogël.
Europa duhet të provojë diçka më të guximshme - përpara se stanjacioni të bëhet diçka normale. Kjo duhet të përfshijë njëherësh politikat fiskale dhe reformat strukturore. Duke vepruar në një fushë të vetme, kjo redukton presionin për të vepruar në të tjera fusha, dhe madje mund të jetë kundërproduktive: stimujt fiskal, të vetme, do të rrisin frikën ndaj borxhit publik; reformat strukturore, të vetme, mirëpresin grindjet sociale; dhe lehtësirat fiskale mund të bëjnë më shumë për shtëpitë luksoze dhe artin e rafinuar se sa për punësimin.
E para, politikat fiskale. Ekziston një qëllim për një stimul rreth eurozonës, jo vetëm në Gjermani. Duhet të jetë diku tek 1 apo dy përqind të GDP-së së unionit - aq më tepër kur sasia e pakët e kërkesës po e mban autputin në nivele më të ulëta se potencialet. Stimuli mund të vijë nga investime publike të niveleve më të larta, për të cilat Fondi Monetarë Ndërkombëtarë dhe të tjerët kanë folur shumë. Por qëllimi është i limituar. Edhe nëse "projektet e gatshme" të administratës së Obamës në pikën e rënjes ekonomike i rritën investimet publike me vetëm 0.25 përqind të GDP-së. Një shkurtim i taksave të pagave do ishte më efektiv. Do të adresonte direkt një pengesë për krijimin e vendeve të punës dhe do të paguhej me shkurtimin e shpenzimeve, që do të pranohej si fillim por të t'i jepte efektet në të ardhmen.
Po, borxhi i qeverisë së eurozonës mund të rritet; por eurozonën si të tërë, përqindja e GDP-së është më e ulët se në Angli apo SHBA. Por problemi është se borxhi do shpërbëhet në mënyrë të pabarabartë; me Italinë që posedon thuajse gjysmën. Kjo do të thotë që stimuli duhet të financohet bashkërisht, nga e gjithë baza e taksave të eurozonës.
E dyta, axhenda e reformës. Kjo duhet të jetë ambicioze dhe sidomos në zemër të periferisë. Pagat dhe të tjera kosto pune janë të larta, madje edhe sipas standardeve të vendeve të pasura. Liberalizimi i tregut të shërbimeve është thjeshtë armaturë. Duke liberalizuar transportin, komunikimin dhe tregtinë me pakicë, mund të rritej potenciali i rritjes ekonomike të Europës. Këto përbëjnë prej dekadash një tabu. Duke i tejkaluar këto, kjo imponon politika fiskale dhe monetare ndihmëse.
E treta, Banka Qendrore Europiane duhet të diktojë sërish exhendën. Kjo kërkon një program sasiorë lehtësirash - duke blerë asete me paratë e sapobëra. Deri këtu banka sapo ka vënë këmbët në breg për të përzgjedhur borxhin e sektorit privat. Rreziqet dhe mekanizmat duhet të funksionojnë, por nuk janë aq problematike sa thonë kritikët. Duhet zhytje më e madhe në pishinën e borxhit sovran. Duhen përvetësuar një dozë e qëndrueshme asetesh - mjaftueshëm për të arritur objektivin prej 2 përqindësh të Bankës Qendrore Europiane - në mënyrë që të lehtësohet brenga e borxhit dhe ekonomia e Europës të rifilloi fluturimin.
Europa është në stanjacion për shkak të politikave të saj të "vendit numëro". Zakonisht logjika e ekonomisë triumfon. Por procesi është goditje e fortë për shkak të mohimit, dhe zemëratë nga pazarllëku, dhe përfundimisht një pranim i mundimshëm. Është më mirë që t'i shmangemi stadeve të pikëllimit dhe të pranojmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse tani - përpara se forcat centrifugale të sentimentit antieuropian të bëhen dërrmuese./Financial Times/
Tags
Opinion