Regjimi i Assadit ka sulmuar popullsinë turke në veri të Sirisë gjatë ditës së sotme, raporton korespondenti i agjencisë shtetërore turke "Anadolu".
Rajoni i Bayir Bucak në veri të provincës Latakia, që përbëhet kryesisht nga popullsi turke, është sulmuar nga ajri dhe nga toka me predha mortaje dhe raketa tokë-tokë.
Shpërthimet u dëgjuan në provincën turke Yayladagi, afër kufirit me Sirinë.
Ndërkohë që Ushtria e Lirë Siriane ka vrarë 8 ushtarë të regjimit të Assad dhe ka marrë peng tre të tjerë gjatë përleshjeve në Hama.
Deri tani më shumë se 190 000 njerëz janë vrarë në Siri dhe qindra mijë të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara të bëra publike në Gusht.
Tags
bota