Një studim i ri sugjeron që përdorimi i antibiotikëve në moshë të hershme mund të çojë në ndryshime të vazhdueshme të aparatit tretës, duke rritur kështu riskun e zhvillimit të diabetit dhe obezitetit.
Studimi, i udhëhequr nga Laura M. Cox (LYU Langone Medical Center - New York), thekson se antibiotikët mund të ndryshojnë ekujlibrin natyrorë të bakterieve të mira në sistemin e aparatit tretës në një mënyrë që bën individët më të prirur nda sëmundjeve.
Studimet e fundit të publikuara në Journal Cell, theksojnë që antibiotikët e përdorura që në vitet e para të fëmijërisë e rrisin me 40% tek fëmijët mundësinë e zhvillimit të asmës, raporton Medical News Today.
Autorët e studimit u dhanë minjve antibiotik në stadet e para të jetës, gjë që bëri të riprogramohet metabolizmi i tyre dhe bëri që të jenë të prirur të shtojnë peshë.
"Kjo tregoi që minjtë janë më vulnerabël metabolikisht nëse marrin antibiotik në stadet e para të jetës," thotë Cox.
Përveç shtimit në peshë, minjtë kishin gjithashtu nivele të larta të insulinës së varfër dhe ndryshime në gjenet që lidhen me rigjenerimin e mëlçisë dhe çhelmimin..
Tags
Shkencë