Personazhet e kësaj historie janë banorët e Malësisë së Lezhës ku krahas ruajtjes të këtij objekti që njihet nga banorët me emrin “teqja n'sulti”ata po kontribuojnë tashmë edhe për restaurimin e saj.
Nisma e tyre është prezantuar në ditën e Kurban Bajramit, ndërsa,banorët shprehen se harmonia fetare është e shkëlqyer dhe se çdo 6 muaj në këtë vend vijnë besimtare që kryejnë ritet e tyre fetare.
Ky objekt i rrallë kulti ka tërhequr vëmendjen e Monumenteve të Kulturës në Lezhë. Përgjegjësi i këtij institucioni Paulin Zefi thotë se është habitshme sesi nuk është identifikuar asnjëherë më parë ky objekt kulti pasi mbart vlera të jashtëzakonshme arkitektonike. Sipas tij me iniciativa personale të banorëve ka nisur restaurimi i tij.
Ky objekt është shumë i veçantë, në aspektin arkitektonik duke marrë si bazë dhe stilin ndërtimor i përket shekullit të 17. Bazamenti është në formë kuadratike, pjesa e bazamentit e kupolës ka formë oktagonale pra tetëkëndore, kemi dhe kupolën që ruhet në gjendje të mirë, materiali i përdorur është kryesisht prej guri gëlqeror përjashtuar këtu kupolën, kupola ka kryesisht material gur shtufi,”- është shprehur Zefi./shqiptarja.com/
Tags
Kulture