Dr. Alex Piquero, Ashbel Smith profesor krimologjike dhe bashkëautor i studimit, thotë se ai the kolegët e tij u motivuan për të kryer këtë studim për shkak të mungesës së literaturës mbi parashikimin se cilët njerëz mund të kryejnë vrasje dhe cilët jo.
Sipas studimit, ngjashmëritë ishin më të shumta në këto grupe.
"Bazuar në një sërë karakteristikash mbi të cilat ne parashikojmë dhe diferencojmë sjelljet kriminale, - vjedhjen, dhunën, përdorimin e drogës - a mundet ne të shquajmë ne karakteristikat e individëve që kanë kryer vrasje dhe atyre që nuk kanë kryer vrasje? " thotë Piquero. "Gjetëm vetëm 5 faktorë mbi të cilat mund të shquajmë njerëzit që kryejnë vrasje."
Mbi bazat e faktorëve demografik, mosha dhe katër faktorë të tjerë ishin shumë të ndryshëm mes grupeve. Elementët e vrasësve ishin:
- Kishin nivel shumë të ulët të koeficientit të inteligjencës (KI)
- Ishin më shumë të ekspozuar ndaj dhunës
- Kishin perceptim më të madh se po jetonin në një lagje që karakterizohet nga kaosi
- Kishin prevalencë më të madhe për të mbajtur armë
Kur këta faktorë u konsideruan njëkohësisht, vetëm dy prej tyre ishin të rëndësishme nga ana statistikore. Të rinjtë që kishin kryer vrasje kishin KI më të ulët dhe ishin më të ekspozuar ndaj dhunës.
Ekspozimi ndaj dhunës matet mbi numrin e rasteve të dhunës që të rinjtë kanë parë në lagjen e tyre. Piquero thotë që gjetjet janë interesante sepse tregojnë që vrasjet ndodhin në zona të caktuara të qyteteve.
"Për shembull, adoleshentët që janë të ekspozuar ndaj dhunës mund të mësojnë që është e pranueshme për të zgjidhur problemet përmes dhunës. Nëse këta adoleshentë e gjejnë veten në një situatë ku dhunë është një mundësi, ata mund t'i hyjnë këtij opsioni sepse kanë mësuar që është e pranueshme për të kryer dhunë apo se mund të jetë e nevojshme në një kontekst të caktuar," thotë Stephanie M. Cardwell, student doktorature për krimologji.
Piquero thotë që rezultatet e studimit mund të largojnë stereotimin e vrasësit, si pretendime që, p.sh., ata janë psikopatë apo të droguar me probleme serioze mendore. Në fakt shumë vrasje kryen për shkak se "mësymja apo grabitja nuk shoi me sukses". Ata shtyhen nga situata dhe emocionet e të qenit pjesë e karakteristikave të një produkti të caktuar demografik.
"Duhet të punojmë në ndalimin e sjelljeve antishoqërore, sepse e dimë shumë mirë që këto faktorë parashikojnë të gjitha llojet e sjelljeve antishoqërore," thekson ndër të tjera Piquero.
Tags
Shkencë