![]() |
Anija "Windstar" |
Me ftesë të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit për të xhiruar bregdetin shqiptar dhe në veçanti Parkun Kombëtar të Butrinti, ka mbërritur në bregdetin tonë një grup xhirimi amerikan i PBS-së.që realizon një emision të ndjekur nga mbi 20 milion amerikanë, është fokusuar në xhirimet e potencialit turistik të bregdetit shqiptar, planet për zhvillimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vecanti fshatrat e bregdetit.
Ekipi i Televizioni Publik Amerikan mberriti në Bordin e anijes së famshme “Windstar”, anije e cila për herë të parë shkelte brigjet shqiptare.
![]() |
Tare me ekipin amerikan të xhirimit |
Mbritja e kësaj anije në Shqipëri është një lajm i mirë për turizmin shqiptar pasi “Windstar” është një prej anijeve më të famshme në botë e cila në saj të teknologjisë së saj të sofistikuar perdor për lundrim një kombinim të velave dhe motorëve të saj.
Gjigandi amerikan PBS, emision për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë
Reviewed by Oculus News
on
10/11/2014 05:29:00 PM
Rating:
