Arrestohen 5 shqiptarë në Itali pasi u kapën me 300 kg drogë


Itali, sekuestrohen 300 kg drogë, në pranga 5 shqiptarë-  VIDEO

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 5 shtetas shqiptarë, nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, arrestimi i shqiptarëve u krye pas një operacioni të Guardia di Financas në portin e Barit, ku u sekuestruan rreth 300 kg kanabis që vinin nga Shqipëria.

Mësohet se banda e shqiptarëve trafikonte drogë nga Shqipëria për ta shpërndarë më pas në provincat e Barit, si Terlizzi, Molfetta dhe Trani.


Në pranga kanë rënë shtetasit Vidjan Gjoni, Gentian Xhani, Armand Xhani, Rrok Qushku dhe një person i pestë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas policisë italiane, në rrjetin e trafikut është përfshirë edhe një shtetas maqedonas./balkanweb/.
Previous Post Next Post