Një anijeje ruse, që kishte probleme pasi ishte goditur nga moti i keq afër bregut perëndimor të Kanadasë, i ka ardhur në ndihmë një anije e Rojes Bregdetare Kanadeze.
Anija ruse, Simushir, me gjatësi 135 metra, ishte larguar nga shteti amerikan, Uashington, dhe po kthehej për në Rusi, kur dje ishte zënë nga moti i keq, me ç’rast ishin krijuar valë deri në shtatë metra në provincën British Columbia.
Zyrtarët kishin pasur firkë se anija do të mund të përplasej në bregdet, me ç’rast kanë mundur të rrjedhin 460 tonelata karburant.
Raportohet se Roja Kufitare e Shteteve të Bashkuara e kishte të gatshëm një helikopter, në rast se ekuipazhi prej 10 anëtarësh do të duhej të tërhiqej nga anija. Zyrtarët kanë thënë se kapiteni i lënduar i anijes ishte evakuuar nga helikopteri. Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Pasi Roja Bregdetare Kanadeze i është afruar anijes, mbrëmë vonë, janë shtuar shpresat se anija ruse do të largohet nga bregdeti./rel/

Tags
bota