6 aftësi që garantojnë suksesin

aftësi që garantojnë suksesin
"Vizioni më i mirë është mendjehollësia." - Malcolm S. Forbes

1. Empatia - një aftësi e thjeshtë që mund të zhvillojë një sipërmarrës

Empatia
Simpatia është të ndjerit keqardhje apo mëshirë për një person, ndërsa empatia është kur projekton veten tek një person duke ndjerë atë çfarë ai ndjen.

Empatia do ju ndihmojë të kuptoni klientët, të shkruani më mirë dhe të motivoni skuadrën tuaj.

Për të zhvilluar empatinë duhet të dëgjoni më shumë dhe të flisni më pak. Për të kuptuar më mirë problemet e dikujt, bëni pyetje të zgjuara që nxjerrin në pah ndjenjat dhe nënkuptimet. Kur dëgjoni me vëmendje dhe flisni më pak, do të befasoheni se sa shumë pikëpamje do të grumbulloni nga një diskutim i shkurtër.

Negociimi
Vendosini prioritet më të madh faktit se si i duket "fitorja" personit tjetër. - Harvey Robbins

Për fillestarët, negociimi duket tepër të vështira. Si përkufizim, negociim do të thotë që ju po kërkoni një konflikt që të funksionojë në lidhje me një marrëveshje. Në fakt, mund të jetë kundërproduktive. Fatmirësisht, aftësitë negociuese mund të zhvillohen me shpejtësi po të fokusohemi tek praktika.

Tre pikat kyçe të negociimit
- Përgatisni veten rreth çdo gjëje që ju shërben për të mbrojtur pozicionin tuaj;
- Njihni mirë alternativën më të mirë të një marrëveshje të negociuar;
- Kini nën kontroll emocionet.

Nëse nuk keni negociuar më parë, shkoni në një treg pranë shtëpisë tuaj dhe gjeni një artikull që ju pëlqen.
Më pas kërkojini shitësit 10% ulje. Nëse shitësi ju pyet përse, thojini që po kërkoni të bini në ujdi. Nëse ai refuzon, nuk ka problem. Nëse shitësi pranon, përdorni teknikën e "ndukjes" duke kërkuar për një ulje tjetër.

Komunikimi publik
"Ekzistojnë disa gjëra mbi të cilat mediokriteti nuk mund të durohet, si poezia, muzika, piktura dhe komunikimi publik." - Jean de la Bruyere

Për t'u bërë një folës i suksesshëm pubik, keni nevojë për këto gjëra:

- Sajoni një histori tërheqëse;
- Pranoni parehatinë;
- Flitini njerëzve.

Ekziston një ngjashmëri e madhe mes aftësive shitëse dhe të folurës publike. Të dyja përfshijnë komunikimin me klientët potencial, të punuarit rreth një modeli komunikimi dhe duke u përballur me frikën. Duhet të mësoni aftësitë shitëse pa u përballur me klientët. Pyetni çdo shitës të jashtëm të sigurimeve shoqërore, dhe do ju thotë: Është fitore e madhe!

Nëse dini të përdorni PowerPoint dhe Keynote, do fitoni më shumë pikë. Komunikatorët më të mirë publik punojnë mbi shembullin që teknika e tyre do dështojë...kështu duhet të bëni edhe ju.

Ndërtimi i marrëdhënjeve
"Biznes nuk është vetëm arritja e marrëveshjeve; biznes është përftimi i produkteve të mëdha, e të bërit gjëra të mëdha, dhe të furnizosh klientët me shërbime të mahnitshme. Dhe së fundmi, biznesi është një rrjetë merimange e marrëdhënjeve njerëzore." - Ross Perot

Termi "rrjet social" tingëllon i dobët për një arsye. Shumë evente në rrjete sociale asociohen më shumë me lidhjet në internet dhe lojërat e ndryshme.

Le të ristrukturojmë "rrjetin social" në një përkufizim të ri: Duke ndërtuar marrëdhënje. Kur jeni autentik, ndërtimi i marrëdhënjeve mund të jetë një kënaqësi dhe përfitimet mund të jenë marramendëse.

Për të filluar me ndërtimin e marrëdhënjeve, bëni këto gjëra:

1. Gjeni një person me ndikim, klient apo pronarë biznesi;
2. Interesohuni sinqerisht për problemet e tyre;
3. Ndihmojini.

Gjatë rrugës, mund t'i kërkoni një nder. I vetmi marifet për të ndërtuar marrëdhënje është të qenit të dobishëm, më pas lërjani në dorë reciprocitetit dhe natyrës njerëzore të bëjë pjesën tjetër. Sipërmarrësit e entuziazmuar zakonisht e tejkalojnë masën, kështu që luani gjatë dhe do të fitoni.

Lidershipi
"Lider është ai që e njeh rrugën, shkon drejt kësaj rruge dhe e tregon atë." - John C. Maxwell.

Të udhëheqësh një skuadër është e vështirë - duhet të motivoni, frymëzoni dhe trajnoni çdo anëtarë skuadre që të ketë sukses. Zhvillimi i aftësive tuaja të lidershipit është pjesërisht art dhe pjesërisht shkencë; por më shumë praktikë.

Njerëzit tuaj mund të jenë konkurrentët tuaj; ja tre hapa të thjeshtë për të udhëhequr një skuadër të suksesshme:

1. Zbuloni çfarë i motivon ata;
2. Bëni takime të rregullta javore me gjithsecilin prej tyre;
3. Prodhoni reagime konstruktive.

Menaxhimi i kohës
"Një qëllim pa një plan është theshtë një dëshirë." - Antoine de Saint-Exupery.

Menaxhimi i kohës me sukses është diferenca që kanë sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët. Ja çfarë duhet të bëni që të funksionojë edhe për ju:

1. Masni kohën;
2. Përdorni kalendarin;
3. Krijoni sjellje produktive.

Rezervoni kohë të caktuara për të punuar mbi projektet me vlerë të madhe. Më pas, fikni celurarët dhe mbyllni Facebook-un dhe qëndroni të përqendurar. Në fillim është e vështirë, por sapo të filloni, suksesi juaj do vazhdojë të ecë.

Më pas, gjeni hapësirat tuaja produktive për të krijuar sjellje produktive. Një formulë e thejshtë për të shkruar në mënyrë të përqendruar është:

1. Gjeni një bar të qetë;
2. Porosisni një kafe;
3. Hidhjani sheqerin dhe përzijeni ngadalë, ngadalë;
4. Vendosni kufjet dhe dëgjoni këngën tuaj të preferuar të përsëritur pafundësisht - ose në bar nëse është e mundur;
5. Shkruani derisa t'ju dhembin gishtërinjtë.

Gjatë kësaj kohe mund të shpërqendroheni herë-pas-here; çohuni nga tavolina dhe dilni jashtë për të marrë pak ajër të pastër./F/
Previous Post Next Post