Papa Françesku, në vijim të turit në Tiranë vizitoi në orët e pasditet fëmijët e qendrës ‘Betania’ në Bubq, rreth 18 km larg Tiranës dhe një përfaqësi të qendrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri, ku u prit me dashuri e përkushtim nga fëmijët e kësaj qëndre.
Ati i Shenjtë ndërsa shprehu inkurajimin e tij për një vend, që ka vuajtur për një kohë të gjatë nga ideologjitë e së shkuarës, hyri në kishën e Shën Ndout, ku u përshëndet me këngë interpretuar nga kori i fëmijëve.
Përfaqësuesja e qendrës, Monica Bologna, lexoi mesazhin e drejtueses Antonieta Vitale, e cila i përcolli Atit të shenjtë fjalët që kanë dalë nga zemra.
“I dashur Ati i Shenjtë, jam Monica, drejtoj këtë komunitet të Betaniës nga 9 vjet, në zëvendësim të Paolës, një motër shpirtërore që më ka mësuar shumë. Kjo vepër ka pasur fillimin e vet në Verona, për dashurinë dhe braktisjen e madhe ndaj vullnetit të Zotit të themelueses sonë Antonietta Vitale, e cila ju ka mirëpritur në këtë shtëpi me mirënjohje birnore të pafund”.
“Ky tempull është një dhuratë e Shoqatës Betania ndaj Shna Ndout, pajtuesit të veprës, si mirënjohje për sa kemi arritur të realizojmë me ndërmjetësimin e tij provanor. Nëna jonë shpirtërore hap krejtësisht duart dhe zemrën e të kushtuarve, që i kanë thënë ponë e tyre Zotit, një po të sinqertë, të vërtetë, të vendosur dhe absolutisht falas”.
“Ju zgjat, Atë i Shenjtë, duart punëtore të ne të gjithëve, shokëve, të njohurve, bamirësve, që kemi lënë shtëpitë tona për të qenë këtu të pranishëm sot me qëllim që t’ju tregojmë dashurinë tonë”.
“Ju kërkoj një lutje dhe një bekim të veçantë për bamirësit, që të mos lodhen kurrë të na japin ndihmën e nevojshme për të gjithë të varfrit që ndihmojmë, në çdo mënyre, sipas kërkesave”.
Papa Françesku mbajti një fjalim ku falenderoi drejtuesit e kësaj qendre e cila ndihmon rreth 70 fëmijë.
Ati i Shenjtë u shpreh se veprat e bamirësisë i tundin muret e indiferencës, duke i bërë të gjithe më të motivuar drejt fesë. Përmes përkujdesjeve për më të vegjlit kalon mesazhi i mirë se Krishti jeton mes nesh.
“Në vende si ky, përforcohemi të gjithë në fe, të gjithë ndihmohemi për të besuar, sepse e shikojmë sesi feja bëhet dashuri konkrete. E shikojmë duke rrezatuar dritë e shpresë në situata ngushticash të rënda, e shikojmë duke u rindezur në zemrën e njerëzve të prekur nga Shpirti i Jezusit, që thoshte “Kush e pranon një vogëlush si ky në Emrin tim, më pranon mua”(Mk 9,37).
Kjo fe, që vepron me anë të bamirësisë, i tund malet e indiferencës, të mosbesimit, të kotjes, i hap zemra e duar për të bërë mirë e për ta përhapur të mirën. Përmes gjesteve të përvuajtura e të thjeshta të shërbimit ndaj më të vegjëlve kalon Lajmi i Mirë, lajmi se Jezusi u ngjall e jeton ndërmjet nesh.
Kjo Qendër, veç tjerash, dëshmon se bashkëjetesa paqësore e vëllazërore ndërmjet njerëzve, që u përkasin etnive dhe besimeve të ndryshme fetare, është e mundshme! Këtu larmit ë nuk e prishin harmoninë, gëzimin, paqen, përkundrazi, bëhen rast për njohje të thellë e mirëkuptim të ndërsjellë.
Përvojat e ndryshme fetare i hapin zemrat, për të ndjerë dashuri plot respekt e fryt ndaj të afërmit; çdo bashkësi fetare flet me gjuhën e dashurisë e jo të dhunës e nuk turpërohet aspak nga mirësia. Mirësia, atij që e rrit në shpirt, i dhuron ndërgjegje të qetë, gëzim të thellë, edhe në mes të vështirësive e moskuptimeve. Madje, edhe përballë fyerjeve, mirësia nuk është ligështi, por force e vërtetë, e aftë të heqë dorë nga hakmarrja.
E mira shpërblen vetveten e na afron pranë Zotit, të Mirës së Pambaruar, na bën të mendojmë si
Ai, na bën ta shikojmë realitetin e jetës sonë, në dritën e planit të dashurisë për secilin nga ne, na bën të shijojmë gëzime të vogla ditë për ditë e na ndihmon në vështirësi e në prova. E mira paguan pambarimisht më shumë se paraja, që di veç të zhgënjejë, sepse u krijuam për të pranuar dashurinë e Hyjit e për të dhuruar dashuri, e jo për ta matur çdo gjë me kutin e parasë a të pushtetit”, tha Ati i Shenjtë.
Historiku i qendrës “Betania”
Prej muajve të parë të vitit 1999, në Bubq të Fushë-Krujës, rreth 30 km larg Tiranës, në një nga zonat më të varfra rurale, është ndërtuar një shtëpi që mirëpret fëmijët e mbërthyer nga varfëria, fëmijët që janë viktima të braktisjes, abuzimit e dhunës, jetimë apo që kanë vetëm një nga prindërit.
E nisur si një shtëpizë, në vitet e mëvonshme në Bubq u ngrit bërthama e parë e kompleksit të “Fshatit Betania”, që përbëhet nga 10 “shtëpiza”, të dhuruara nga bamirës të ndryshëm.
Nga shtëpiza e parë, fëmijët janë transferuar në “shtëpi të vogla”, që janë të ndara sipas moshës dhe gjinisë. Nga Italia dërgohen, sipas mundësive, kamionë me ndihma humanitare: ngarkesa me ushqime, veshje, mobilie, dyshekë, karroca për invalidët etj. Ky material shërben për nevojat e komunitetit, si dhe për të ndihmuar familjet nevojtare që vijnë nga fshatrat përreth: janë më se 1.500 bërthama që marrin përkrahje konkrete dhe të vazhdueshme.
Fshati është inauguruar më 14 qershor 2005 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në praninë e arqipeshkvit të Durrësit dhe të Tiranës dhe autoriteteve të tjera që morën pjesë në këtë ceremoni.
Ndërkaq, në vitin 2007, falë vullnetarëve është mundësuar ndërtimi i një godine ende më të madhe, të quajtur “Shtëpia e Engjëjve”, sipas dëshirës së fëmijëve. “Shtëpia e Engjëjve” përfshin zyrat e shoqatës, kuzhinën dhe mensën që i shërben gjithë fshatit, dhe një shkollë për të vegjlit e moshave 3 deri 5 vjeç, përveç banesës.
“Betania” u themelua në Shqipëri, si qendra e parë misionare jashtë vendit, pas një udhëtimi në atë vend, gjatë të cilit themeluesja e saj, Antoneta Vitale mundi të prekte nga afër kushtet e mjerueshme të popullsisë..

Tags
aktualitet