Prostitucioni në Shqipëri: arrestohen 5 veta në Elbasan


 Pesë persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit për shfrytëzim prostitucioni.

Falë operacionit të koduar “Parku 2014” u arrestuan në flagrancë: Pavlina K. 25 vjeç,  Sali Gjini 54 vjeç,  Ledion  Lato 24 vjeç,  Marsel Roko 24 vjeç, Denis Canga 21 vjeç.

Mësohet se ata e ushtronin aktivitetin në hotelin “Grin Park” në lagjen Kongresi në Elbasan dhe se akuzohen për veprat penale shfrytëzim prostitucioni, mbajtje ambientesh për prostitucion, ushtrim prostitucioni dhe vjedhje.
Postimi i mëparshëm Postimi tjetër