U çel sot në orët e para të mëngjesit panairi i Agrobiznesit, në rrugën “Murat Toptani” (Pedonalja). Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar (KSHA), Komunat e Kosovës, Maqedonisë, Preshevës dhe Aleancës së Biznesit Kosovar, kanë organizuar sot Panairin e Agrobiznesit. Ky panair do të vazhdojë të qëndrojë i hapur rreth 4 ditë, pra nga data 25-28 Shtator.
Ky është edicioni i 10 i këtij eventi dhe sjell për publikun rreth 50 biznese nga sektori i agrobiznesit, me qëllim ndërgjegjësimin e konsumatorëve mbarëshqiptar për të konsumuar mallra cilësorë të prodhuar në Shqipëri dhe trevat shqiptare.
Enver Ferizaj, Presidenti i KASH-it, pohoi se tashmë është kthyer në traditë që stina e vjeshtës të bashkoj në Tiranë agrobiznesmenë, prodhues, sipërmarrës në promovimin e produkteve agroushqimore nga trevat e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Preshevës. Prodhimet shqiptare janë natyrale dhe konkurrojnë në të gjitha tregjet e rajonit e më gjerë.
Në këtë event të pranishëm do të jenë dhe përfaqësues të trupit diplomatik nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova, si dhe sipërmarrës dhe përfaqësues nga banka të ndryshme, të cilat veprojnë në sektorin rural.
Tags
Kulture