George Cloony martohet në Venecia


George Clooney And Amal Alamuddin To Get Married In Venice

Ylli i Hollivudit, George Clooney, është martuar me avokaten e të drejtave të njeriut, Amal Alamuddin, në Venecia.

Ka qenë kjo njëra nga ngjarjet më të shumëpritura në botën e showbizit këtë vit.

Ceremonia është mbajtur mbrëmjen e së shtunës në një hotel me pamje kah Kanali i Madh, një pikë e famshme turistike në Venecia.

Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i Clooneyt dhe, sipas agjencisë AP, ky do të jetë edhe komunikimi i vetëm në lidhje me martesën.


Mysafirët në dasmë kanë përfshirë aktorët Matt Damon, Bill Murray, modelen Cindy Crawford dhe këngëtarin e grupit U2, Bono.

Clooney, 53 vjeç, dhe Alamuddin, 36 vjeçe, janë fejuar në muajin prill..
Previous Post Next Post