Dy drejtues të lartë të Inspektoratit të Mjedisit në Durrës, janë arrestuar dje teksa po merrnin ryshfet nga një person, në këmbim të mosvënies së gjobës, që shkonte në miliona lekë.
Sipas Prokurorisë së Durrësit, drejtori i Inspektoratit të Mjedisit, G. Balla dhe vartësi i tij, E. Bejko, nëpërmjet ekonomistes D. Nikolla, kërkonin një “pagesë mujore” prej një investitori të huaj, në këmbim të lejimit të ushtrimit të qetë të aktivitetit të tij privat, me objekt përpunim dhe eksportim të mbetjeve plastike.
Nga hetimi ka rezultuar se zyrtarët kërkonin dhe kanë marrë në mënyrë korruptive prej këtij subjekti 100.000 lekë të reja në muaj, për disa muaj rresht. Hetimi është regjistruar në bazë të kallëzimit të administratorit të kompanisë private në muajin korrik 2014..