Një ditë, ju do të doni që vajza juaj të jetë rritur mirë, perëndeshë, dhe ta keni mikeshën më të mirë tuajën. Kjo dëshirë varet në një shkallë të madhe nga ju si prindër. Çfarë duhet të bëni që kjo të bëhet realitet? Vërtetoni që çdo gjë që prindërit thonë është e rëndësishme.
Në fakt, një studim i fundit tregon se është shumë e thjeshtë të nxisësh fëmijët të besojnë se ata janë të aftë dhe të mirë në të bërit e një gjëje. Studimi kërkonte të provonte nëse fëmijët u adaptohnin lehtë me besimin e tyre rreth gjinisë, gjë që ndikon jashtëzakonisht në jetën e fëmijës. Për shembull, nëse i thoni një vajze, që vajzat nuk janë të afta në matematikë, kjo do të bënte që vajza të besonte se në fakt, ajo nuk është e aftë në matematikë.
Studimi tregojë që fëmijët nga 4 deri në 7 vjeç besonin çfarë u kishin thënë prindërit.
Pra, kur vjen puna për të rritur shëndetshëm vajzën, me të gjithë potencialin e saj, duhet të mësojmë një sërë gjërash…
Fëmijët fillojnë të kuptojnë rolet gjinore aty nga mosha 30 muajshe, dhe fillojnë të zhvillojnë paragjykime shoqërore duke përfshirë edhe gjininë, në moshën parashkollore.
Deri në moshën parashkollore, ne si prindër, nuk i kemi thënë vajzës tone që janë disa punë specifike që bëhen prej vajzave, apo se çelësi i lumturisë është martesa. Por nga ana tjetër, ka mënyra të ndryshme që vajza të mësojë nga ne mësime nga jeta që i bën ato të druhen përpara subjekteve “sfiduese” si p.sh., inxhinieria dhe trigonometria.
Për të ndriçuar sa më shumë aspekte të rritjes së suksesshme të vajzës suaj, Forbes intervistoi Anea Bogue, eksperte, edukatore, këshilluese e certifikuar dhe themeluese e uorkshopeve REALgirl, që fokusohet në mënyrat e ndryshme se si prindërit mund të rrisin vajzat me të gjithë potenciali e tyre.
Ja shtatë mënyrat se si dëmtohet e ardhmja e vajzës suaj, dhe sugjerimet e Bogue për mos ta bërë një gjë të tillë:
1. Kur i mësoni të jenë të kulturuara
Ekziston një kufi i imët midis sjelljes së mirë dhe të fjeturit gjumë, dhe me sa duket të gjitha vajzat shtyhen më tepër drejt kufijvëve të kësaj të fundit.
Në këtë kontekst Bogue thotë: “Ne i mësojmë vajzat tona një sërë mënyrash të ndryshme që të jenë të mira, të shmangin konfliktet, të mos mërzisin të tjerët etj., të gjitha këto janë pjesë e të qenit të pëlqyeshme, dëshirueshme, të suksesshme – dhe një ditë, gra”.
Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen: Është shumë e lehtë për të kuptuar se si këto sjellje udhëheqin femrat, të cilat ngurojnë për të diskutuar për një rrogë më të mirë, sepse druhen se mos ofendojnë punëdhënësit. Dhe shpesh nuk flasin shumë në klasë apo në takime, për shkak të rrezikut se mos shihen si jo të kënshme.
Si mund ta shmangim këtë: Ndërsa të gjithë duam fëmijë të sjellshëm, mos harroni që t’i mësoni vajzës tuaj që debati është i rëndësishëm, që të debatojnë dhe të diskutojnë në mënyrë të sjellshme. Inkurajojeni të flasë në kopësht, klasë, universitet, madje edhe në punë të deklarojë opinionin e saj, dhe të jetë e gatshme në çdo moment që ta mbrojë atë.
2. Kur i blini lodrat specifike vetëm për vajza
Duke i blerë të njëjtë kategori lodrash ngjyrë rozë për tre vitet e para të jetës, fëmija juaj mund të vendosë që ngjyra rozë është ngjyra e saj e preferuar sepse “atë pëlqejnë vajzat”. Në fakt, studimet tregojnë që janë prindërit dhe faktorët shoqërorë ato që i nxisin vajzat të preferojnë lodra të caktuara.
Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e saj: Kjo është e rëndësishme sepse një studim i vitit 2009 gjeti që rreth 31% e lodrave të vajzave lidhen vetëm me aparencën, përfshirë plastikën, meikapin dhe rrobat. Ndërsa lodrat e djemve inkurajojnë eksplorimin, shpikjen, garën, lëvizshmërinë dhe zgjidhjen e problemit - të gjitha aftësitë më të dëshiruara nga punëdhënësit dhe liderët.
Si mund të shmanget kjo: Shmangni të bleni gjithnjë kukulla barbi. Blejini vajzës tuaj lodra që nxisin eksplorimin shkencor, garën dhe zgjidhjen e problemit.
3. Kur i thoni se ajo është më e bukura nga të gjitha
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!??????????????????????
Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e saj: “Jetojmë në një shoqëri jashtëzakonisht të ndërgjegjshme në aspektin e aparencës, dhe nëse e zhvishni nga çdo të metë vajzën tuaj, ajo do të mendojë se aparenca e saj është e rëndësishme”, thotë Bogue. Sidoqoftë, nëse fillojmë e komplimentojmë dhe e shpërblejmë për arritjet në shkollë, për detyrat që kryen, apo arritjet në kurse të ndryshme që mund të ndjekë, ju i dërgoni asaj një mesazh të qartë se vlerat e saj nuk fillojnë dhe mbarojnë me aparencën.
Si mund ta shmangni këtë: Bogue këshillon të sfidoni veten tuaj që për çdo kompliment që i bëni vajzës tuaj rreth aparencës, t’i bëni dy komplomente për diçka që nuk ka lidhje me aparencën.
4. Kur e indoktrinoni me kultin e princeshës
Shumica e princeshave të jetës së vërtetë janë të përmbushura. Ato mund të flasin disa gjuhë, kanë aftësi të shkëlqyera diplomatike dhe kanë një diplomë të marrë nga universitetet më të mira botërore. Por vogëlushja juaj nuk e di këtë gjë. Gjithçka ajo di, është që për të qenë e lumtur përgjithmonë, duhet të jetë e aftë të joshë një princ, i cili do ta shpëtojë nga telashet.
Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e saj: “Kultura e princeshës i inkurajon vajzat që të jenë dembele, roli i të cilave në shoqëri është të duken bukur dhe të presin për princin e kaltër”, thotë Bogue. “Nëse e ushqejmë vajzën me sjelljet dhe mentalitetin e ‘princit luftëtarë’, do ta mbërthejmë atë në një ndjenjë, që nuk është me të vërtetë e përshtatshme dhe e vlefshme për veten e saj, por vetëm në krahët e princit”.
Si mund ta shmangim këtë: Është thuajse e pamundur që ta mbrojmë vajzën nga kultura e princit. Ajo çfarë mund të bëjmë është që t’ia shpjegojmë vazhdimisht se çfarë do të thotë për të, të jesh një princeshë. Tregojini historinë e një princeshe që nuk dëshiron apo nuk ja ka nevojën princit. Nëse praktikisht vajza juaj ka rënë në dashuri me historinë tradicionale të princesësh, sigurohuni që të nxirrni në pah realisht të gjitha veprimet që ndodhin në përrallë; p.sh.: e sheh se si princesha ka dëshirë të lexojë. Princi është me të vërtetë një notar i mirë, etj.
5. Kur lejoni që babain të bëjë të gjitha punët fizike në shtëpi
Mund të jetë e lehtë nëse ia ngarkoni të gjitha punët fizike partnerit, por nëse e vrisni pak mendjen, shumë nga këto punë mund t’i bëni edhe vetë.
Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e saj: “Është e rëndësishme për prindërit që të sfidojnë punët tipike të gjinisë, kryesisht ato punë që japin mesazhin se gratë janë më të dobta se burrat, dhe se ato janë “kujdestare” dhe burrat “rregullues” apo “prodhues”.
Si mund të shmanget: Tregojini vajzës tuaj se ju kryeni detyra të rëndësishme financiare, dhe se mund të prisni barin apo te kosisni lulet. Gjithashtu, shmangni shmangni komunikimin e ndarjes së gjinive. Dilni me vajzën tuaj dhe prisni barin apo të rregulloni dheun e luleve ne shtëpi, dhe thuajini burrit apo djalit që të vërë rrobat në lavatriçe.
6. Kur e lejoni që të shpenzojë kohë vetëm me vajza
Kur e dërgoni vajzën në një shkollë ku ka vetëm vajza, ajo do krijojë stereotipin e gjinisë, dhe do të gjykojë në jetën e përditshme mbi këtë stereotip. Megjithëse ka studime që theksojnë se shkollat me gjini të njëjtë kanë dhënë rezultate më të mira si për djemtë, edhe për vajzat. Një studim i fundit ka gjetur se shkollat me një gjini nuk japin rezultate, duke theksuar se, jo vetëm që vajzat të cilat shkollohen në shkolla me një gjini nuk përmbushen, por shkollat me një gjini rrisin fëmijë që priren të vlesojnë në stereotipin e gjinisë.
Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen: Problemi nuk lidhet me faktin nëse vajza frekuenton një shkollë vajzash, por lidhet me jetën e saj të vërtetë. Studimet tregojnë që shkollat me një gjini i bëjnë fëmijët që të vetëizolohen për nga seksi, dhe vetëizolimi çon në zhvillimin e aftësive të ndryshme shoqërore, pritshmëri, stile dhe preferenca - asnjë nga aftësitë e zhvilluara në këtë mënyrë mund ta bëjë atë ndonjë ditë që te jetë pjesë e një bordi drejtues.
Si mund të shmanget: Nëse vajza juaj është e rrethuar me vajza në shkollë, përpiquni që ta inkurajoni të ketë shokë jashtë shkollës. Për fëmijët e vegjël, është e rëndësishme që të bëjnë festime të rregullta së bashku, si ditëlindje apo festa të ndryshme. Gjeni festat dhe ftoni djemtë dhe vajzat e lagjes të festojnë në shtëpinë tuaj me vajzën.
7. Kur kritikone trupin tuja dhe të femrave të tjera
Të ngrënit shëndetshëm është një detyrim për çdo mama ndaj vajzës së saj, por pa kaluar kufijtë duke kritikuar trupin.
Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen: Duke folur në sytë e vajzës tuaj për dieta, për mënyra të ndryshme se si të humbisni disa kilogram, ose kur kritikoni femrat e tjera për rrobat që ato veshin dhe dhe format e trupit që kanë, ju i komunikoni vajzës që trupi i një femre duhet të duket në nje mënyrë të veçantë në mënyrë që të jetë i pëlqyeshëm dhe i suksesshëm.
Si mund të shmanget: “Është me te vërtetë kritike nëse i mishërojmë vajzës sjelljet dhe qëndrimet rreth vetes tonë në një mënyrë që edhe ato të ndihen si ju”, thotë Bogue. Tregojini vajzës se sa mirë duket kur ushqehet shëndetshëm, duke balancuar kaloritë, frutat dhe proteinat. Shmangni sjelljet që lidhen me të blerit e ushqimeve me shumë yndyrna, ushqimet e konservuara dhe jo të shëndetshme, dhe të gjitha mënyrat e shtrenjta dhe të pashëndetshme që pretendojnë se humbin peshë..