Një dhëndër dhe nusja ishin bërë gati për t'u martuar, por plane e tyre u ndërprenë befasisht.
Liang Tao nga Kina, një komisar këmbësorie në Xinjiang, u urdhërua të shkonte në shërbim vetëm pak para se të kryente dasmën me vajzën e zemrës.
Pasi mësuan për anulimin e ditës së dasmës, ushtarët e repartit të tij vendosën të bëjnë një martesë përmes ekranit, për çiftin.Sipas raporteve, Liang dhe e dashura e tij Yang, planifikuan që t'u martonin javën që shkoi, por dasma e tyre u anulua për shkak se Liang ishte urdhëruar të shkonte në ushtri, si i vetmi komisar në gjendje.
Kështu që Liang u detyrua të qëndronte në Xinjiang. Ndërsa reparti ku ai bënte pjesë mundësoi që nusja dhe njerëzit e saj të dilnin para ekranit të një skermi të lidhur me internetin në orarin e caktuar.
Nusja dhe familja e saj u mblodhën në një holl para ekranit. Ajo ishte veshur me fustanin e bukur të nusërisë ndërsa po martohej përmes ekranit me burrin e ëndërrave. Më pas ushtarët thërrasin edhe komisarin e tyre për t'i treguar surprizën.
Nusja falenderoi të gjithë për dasmën e veçantë.
"Faleminderit për gjithçka bëtë për mua. Megjithëse burri im nuk ndodhet këtu, kjo është një dasëm e mrekullueshme dhe kuptimplotë," tha Yang./Oculus News
Tags
E çuditshme