Me rastin e vizitës së PapaFrançeskut në Shqipëri, më datë 21 shtator, sheshi “Nene Tereza” në Tiranë, do t’i nënshtrohet një restaurimi tërësor. Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë miratuar projektvendimin për rikualifikimin e sheshit “Nënë Tereza” si dhe shpalljen qytetar nderi të PapaFranceskut. Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi fondin prej 33 milionë lekësh për ndërhyrje emergjente në sheshin “NënëTereza”.
“Ky investim po realizohet në kushtet e një nevoje ekstreme, si rezultat i rëndësisë së këtij evenimenti, ndikimit social dhe kulturor që ka kjo vizitë për komunitetin e qytetit të Tiranës dhe më gjerë, si dhe afatit të venë në dispozicion deri në vizitën e Papa Françeskut”, thuhet në vendimin e bashkisë së Tiranës.
Shpeshherë është folur për heqjen e tij, por tanimë duket se jetës së tij i erdhi fundi. Shatërvani do të hiqet dhe vendi do të mbulohet, duke krijuar një shesh të hapur për meshën.
Tags
Kulture