Faqet kryesore zyrtare online të ministrive në vend sot janë hakeruar nga një grup i quajtur “Redanons_Al Justice”, i cili i bëri për pak kohë praktisht ta paklikueshme këto faqe në versionin e tyre zyrtar.
Kur klikoje adresat zyrtare të ministrive, në vend te tyre ishte publikuar një version i gjatë dhe një peticion prej 13 pikash nga grupi hakerues. Të hakeruara ishin faqet e ministrisë së jashtme, integrimit, kulturës, financave, drejtësisë, zhvillimit urban, ministrisë së ekonomisë, shendetësisë, inovacionit, energjitikës dhe ministrisë për cështjet vendore.
Vetëm dy ministri ajo e mbrojtjes, e bujqësisë, përfshi dhe kryeministrinë i kishin shpëtuar hakerimit. Hakeruesit kane ngritur një seri problemesh duke nisur që nga reforma në arsim e cilësuar prej tyre e papranueshme, moszbatimin e vendimit të qeverisë për IMEIN-n e celularëve, shpërndarjen për njerëzit e varfër të mallrave kontrabandë të sekuestruar nga doganat etj.
Nuk mungonin dhe mesazhet politike si ato për drejtësinë e cila konsiderohej totalisht jashtë kontrollit, dhe një mesazh drejtuar kryeministrit i cili akuzohej se po bën përpjekje për të uzurpuar kompetencat e presidentit. Mes të tjerash hakeruesit kërkonin dhe uljen me 50% të pagës së gjithë deputetëve
MESAZHI POLITIK I GRUPIT "REDANONS _AL JUSTICE"
'Mallrat e sekuestruara t’iu jepen të varfërve. Disa media në vend kontrollohen nga PS. Drejtësia shqiptare, jashtë kontrollit.
KM përpjekje për të uzurpuar kompetencat e presidentit. Të hidhet poshtë vendimi për IMEI-n e celularëve.Të nisin procedime ndaj zyrtarëve të korruptuar. Të ulen pagat me 50% për të gjithë deputetët ”- janë disa nga pikat e mesazhit politik të hakersave.
Tags
aktualitet