Bllokohet rruga Shkodër-Tiranë protesta për Ref. Territoriale

aa.jpg
Banorët e Shkodrës kanë dalë në protesta për të kundërshtuar ndarjen e re territoriale, që pritet të votohet në seancën e ardhshme të Kuvendit, më 31 korrik. Banorët kanë bllokuar për disa minuta rrugën, në zonën e njohur si “Harku i Bërdicës”, ndërsa në krye të protestës ishte kryetari i PD-së, Ramzi Çoba.

Harta e re territoriale është kundërshtuar nga komuna, fshatra e zona të ndryshme të vendit. Edhe brenda mazhorancës ka patur kundërshtime. Disa deputetë të mazhorancës kanë bërë të ditur votën e tyre kundër ndarjes së re administrativo-territoriale.


Përveç deputetit socialist Andrea Marto, i cili ka shprehur kundërshtitë e tij, kohë më parë, qysh në fillimet e diskutimeve, edhe deputetët e PS-së Parid Cara dhe Pjerin Ndreu u shprehën kundër hartës së re. Kundër doli edhe deputeti minoritar nga radhët e LSI-së, Vangjel Tavo. Të njëjtin qëndrim shprehën edhe kreu i PKD-së, Mark Frroku si edhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule, njëherazi nënkryetar i Kuvendit, i cili paralajmëroi deri largimin nga koalicioni qeverisës në rast të miratimit të kësaj reforme.
Previous Post Next Post