Bimët shtëpijake janë dekoriti më i bukur dhe i natyrshëm për t'u përdorur në shtëpi. Sot mund të shihni vazo me lule pothuajse në çdo banesë. Për disa njerëz, rritja e bimëve është një hobi dhe këto njerëz kanë tendencë për të shtuar specie bimësh të mrekullueshme dhe të rralla në shtëpitë e tyre. Sigurisht, ka shumë bimë shtëpijake që kanë nevojë për kujdes të veçantë.
Pra, nëse jeni të zënë, do të zgjidhni më të mirë ato lule që kërkojnë më pak përkushtim, përndryshe ato do të zhduket shpejt. Në vijim po ju paraqesim disa bimë madhështore shtëpijake që nuk kërkojnë shumë përkushtim dhe jua bëjnë shtëpinë një vend të gjelbërt.
Gjerdani Perlave. Një vazo e varur në ballkon me gjerdanin e perlave, do të ishte diçka e mrekullueshme. Kjo është një bimë që është e aftë t'i japë elegancë shtëpisë suaj. Dhe çka është më e rëndësishmja, nuk ju duhet të shpenzoni shumë kohë për t'u kujdesur për gjerdanin e perlave, pasi përbëhet nga gjethe të lëngshme, madje edhe mungesa e ujit nuk do ta dëmtonte.
Zambaku i Bardhë është një nga lulet më të preferuara e të admirueshme. Për më tepër, zambaku i bardhë është i dobishëm për shëndetin pasi mund të neutralizojë monoksidin e karbonit që ndodhet në shtëpi. Vetëm sigurohuni që të mos ekspozoni së tepërmi këtë bimë të mrekullueshme ndaj dritës së diellit. Nuk është e nevojshme që ta ujisni shpesh zambakun e bardhë - bëjeni sa herë që bimët kanë filluar të varen.
Zambaku i bardhë |
Pema e Gomës është një bimë e jashtëzakonshme që i jep një pamje të paharrueshme shtëpisë tuaj. Një ndër arsyet madhështore se përse duhet të keni pemën e gomës në shtëpunë tuaj është sepse kjo bimë është jashtëzakonisht aftë të pastrojë ajrin. Kjo bimë është shumë e mirë për ata që nuk janë mësuar të rrisin bimë në shtëpi, pasi nuk kërkon shumë përkushtim. Nëse jeni fillestarë në rritjen e luleve, pema e gomës do ishte perfekte.
Tags
Jeta