Një tjetër shqiptar ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri. Ai është 35-vjeçari Sherif Taushani nga Elbasani.
Sipas familjarëve të Taushanit, ai ishte fetar i rregullt dhe herën e fundit që shkoi në Siri në shtator 2013, ai ka marrë me vete familjen e tij, bashkë me 3 fëmijët. Kushëriri i Taushanit thotë për “A1 Report”, se 35-vjeçari nuk njihej si person problematik, ndërsa i bën apel shtetit të sjellë trupin e tij sa më parë në vendlindje, si dhe të rikthehet pjesëtarët e familjes së tij.
“Sherif Taushani njihej si person jo problematik. Ai punonte tokat me traktor në Mollas dhe ishte fetar i rregullt. Ndiqte një rrymë radikale, dhe ishte nisur nga shtatori drejt Sirisë, ndërsa herën e fundit kur shkoi në Siri mori edhe familjen me vete. I bëjmë apel shtetit të sjellë trupin sa më parë”, thotë djali i hallës së 35-vjeçarit të vrarë në Siri.
35-vjeçari Sherif Taushani jetonte në Siri me gruan fëmijët dhe prindërit, ndërsa vetë merrte pjesë në luftë./Express/
Tags
aktualitet