Një 47-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur prej datës 27 prill është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në ujërat e lumit Valbonë pranë fshatit Dushaj.
Policia bën me dije se viktima është Sanije Gega 47-vjeçe. Familjarët të cilët kanë bërë identifikimin e kufomës një muaj më parë kishin bërë denoncimin në polici për zhdukjen e 47-vjeçares.