Gjykata e Beratit ka lënë në "Arrest shtepie" një mjek kirurg në Spitalin Rajonal të Beratit, cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 20-vjeçareje. Mjeku Artan Sulo, 51-vjeç ka dalë sot përpara togave të zeza të Gjykatës së këtij rrethi, për tu përballur me këtë akuzë.
Ka qenë pikërisht 20-vjeçarja me inicialet A.B, nga fshati Duhanas, ajo që ka denoncuar në polici mjekun kirurg. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se 20-vjeçarja ka dëshmuar se është ngacmuar seksualisht nga kirurgu Artan Sulo, gjatë periudhës kur ka qënë e shtruar në Repartin e Kirurgjisë pas një operacioni të kryer nga ky mjek. Ndërkaq, burime të brendshme të Prokurorisë konfirmojnë se kanë filluar hetimet intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.