Sigurisht që jo të gjitha marrëdhënjet dashurore përfundojnë apo zgjasin siç shumë e kishin menduar më parë. Që një marrëdhënje të zgjasë nevojitet të ushqehet në vazhdimësi nga të dy partnerët.
Në këtë sens po paraqesim disa teste që mund nxjerrin në pah nëse marrëdhënja ka nevojë për vëmendje dhe për t'u ushqyer.
1. Testi i shikimitStudimet tregojnë që çiftet e dashuruara janë të prirura të shpenzojnë më shumë kohë duke parë njëri-tjetrin në sy. Gjatë një darke romantike, ai apo ajo do ta shohë direkte në sy, apo do shmangë shikimin.
2. Testi i xhelozisë
A shfaq xhelozi partneri juaj kur një person atraktiv tregon interes për ju?
3. Testi i rezistencës
A vetëofrohet partneri për t'ju ndihmuar në një situatë të mërzitshme apo të vështirë, si në të pastruar apo gatuar?
4. Testi i largësisë
A ju thotë partneri se sa i mungoni, apo thotë "Kanë kaluar thuajse dy javë?" Duken si dy ditë!"?
5. Testi afeksionit publik
Është partneri juaj i qetë kur jua mban dorën apo ju puth në publik?
6. Testi shtrëngimit
Kur të tjerët flasin për çiftet romantike, a ju prek apo shtrëngon partneri në dorë apo në këmbë, duke dhënë sinjalin se "janë si ne!"
7. Testi i reciprocitetit
A ndan informacion personal me ju partneri, kryesisht pasi keni ndarë diçka personale apo intime? Kjo njihet si "vetëzbulimi reciprok". Apo a ndani histori apo shakara dhe gjeni të dy të njëjtat gjëra të jenë argëtuese?
Nëse partneri dështon në një nga këto teste, kjo nuk është fundi i botës. Nëse dështon në disa nga këto teste, kjo do të thotë se marrëdhëmnja ka nevojë për vëmendje. Çdo person duhet të investojë në marrëdhënje dhe duhet të bëjë sakrifica dhe tolerime. Marrëdhënjet e forta janë ndërtuar duke qenë sinqerisht të interesuar dhe vlerësuar partnerin.
Tags
Marrëdhënje