Si të kuptojmë kur kemi përballë një Sociopat

 Përgjatë viteve, neurobiologët kanë identifikuar disa faktorë që lidhen fuqishëm me sjelljet e dhunshme të njerëzve.

Së para, dështimi i zhvillimit të mekanizmave të përballimit me situatat e vështira në fëmijëri lidhet me sjelljet e dhunshme në moshën e rritur. Së dyti, neglizhenca dhe abuzimi nga kujdestarët apo edukatorët në fëmijëri, lidhet me një rrezik të lartë të dhunës në moshë të rritur.

Së treti, abuzimi me substancat (alkooli dhe drogërat) lidhet jashtëzakonisht me rritjen e agresionit dhe dhunës në moshë madhore. Së katërti, traumat në fëmijëri - për shkak të dëmtimeve - neurologët i lidhin me sjellje të dhunshme në moshë madhore.

Secila nga këto lidhje me dhunën, është vëzhguar për vite të tëra tek kriminelët dhe vrasësit përgjatë viteve.

Megjithëse këta faktorë lidhen shkencërisht me sjelljet e dhunshme, asnjëra nga to, qoftë individualisht apo kolektivisht, nuk duhet të konsiderohet e mjaftueshme që një individ të bëhet i dhunshëm.

Në mënyrë që të kuptojmë sjelljet e dhunshme është e domozdoshme të dimë disa principe fondamentale rreth historisë së njerëzimit si fillim. Personalitetet e njerëzve përfaqësojnë se kush janë dhe çfarë përfaqësojnë. Personalitetet derivojnë nga gjenet dhe edukimi, dhe reflektojnë se si njerëzit e shohin botëm dhe se si bota i sheh ata.

Personalitetet diktojnë se si njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe se si përballojnë problemet, ato të vërteta dhe ato të imagjinuara. Personalitetet njerëzore zhvillohen dhe evoluojnë ndonjëherë nga rreth moshës 20-30 vjeç. Pas kësaj, personalitetet e njerëzve bëhen të forta, statike dhe nuk mund të ndryshojnë.

Psikologët mjeko-ligjorë kanë zbuluar se disa trajta kyçe të zhvillimit të sjelljeve të dhunshme janë të shpeshta tek personalitetet me çrregullime antisociale të personalitetit, që njihen si "sociopatë". Ky çrregullim manifestohet në disa trajta sjelljesh të veçanta dhe karakteristikash.

Sociopatia nuk klasifikohet si një sëmundje mendore sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë. Kjo shoqatë vlerëson se në SHBA ekzistojnë përafërsisht rreth 8 milionë sociopatë. Në Shqipëri nuk janë bërë studime deri tani studime kaq të detajuaja në lidhje me sicopatët, por sigurisht që çdonjëri nga ne njeh një të tillë.

Sociopatia karakterizohet nga këto trajta të sjelljes dhe personalitetit:

- Mospranim i ligjeve dhe zakoneve shoqërore
- Mospranim i të drejtave të të tjerëve
- Nuk u bren ndërgjegjja dhe dështojnë të ndihen në faj
- Kanë tendencë të shfaqin sjellje të dhunshme të shpërthejnë nga emocinet

Sociopatët priren të jenë të dhunshëm. Që do të thotë se janë të prirur të jenë nervozë dhe inatosen lehtësisht. Janë të dhunshëm dhe të ndikuar nga emocionet, përfshirë momentet e tërbimit. Mund të mos jenë të edukuar dhe zakonisht jetojnë në periferi të shoqërive tradicionale, të pazotë të mbajnë një punë të qëndrueshme apo të qëndrojnë në një vend për një kohë të gjatë.

Është e vështirë, por jo e pamundur për sociopatët që të krijojnë lidhje me të tjerët. Janë të aftë të krijojnë lidhje emocionale e të tregojnë dhembshuri me disa njerëz dhe në situata të caktuara, por jo me të tjerë njerëz. Shumë sociopatë janë të aftë të krijojnë lidhje me një individ apo grup të veçantë, megjithëse nuk u bëhet vonë për shoqërinë dhe rregullat e saj të përgjithshme.

Në sytë e të tjerëve, sociopatët duken shumë shqetësues. Çdo krim i kryer nga sociopatët në të shumtën e rasteve është rastësorë dhe spontan. Për shembull, nëse kryejnë një vrasje, vendimi i tyre për të vrarë do jetë impulsiv, i nxitur nga xhindosja.

Besohet se sociopatia është më tepër rezultat i ambjentit, se sa i natyrës (gjeneve). Sipas Dr. David Lykken, sociopatia është produkt i traumave dhe abuzimit në fëmijëri. Për shkak se sociopatia duket se më shumë mësohet se sa është e brendshme, sociopatët janë në gjendje të kenë dhembshuri apo të formojnë lidhje emocionale me të tjerët, por vetëm me disa individë, si një person i familjes apo një mik, dhe vetëm në situata të caktuara.

Lajmi i mirë për sociopatët është se për shkak të personalitetit të tyre të dhunshëm, ata mund të dallohen me lehtësi. Na paralajmërojnë kur vijnë.
Previous Post Next Post