Shkencëtarët kultivojnë retinë njerëzore në enë laboratorike, shpresë për kurimin e sëmundjeve të syve

Shkencëtarët kultivojnë retinë njerëzore në enë laboratorike, shpresë për kurimin e sëmundeve të syve

 Biologët e Universitetit Xhons Hopkins në SHBA arritën të kultivojnë retinë njeriu për të parë se nga se janë të përbëra qelizat që u mundësojnë njerëzve shikimin me ngjyra.

Kjo punë, e cila është gati për publikim në revistën shkencore Science, hedh bazat për të trajtuar terapitë që lidhen me sëmundjet e syve si verbim ngjyrash dhe degjenerimi makular. Hedh gjithashtu bazat për të zhvilluar modelë "organoidë" për të studiuar zhvillimin njerëzorë në nivelin molekularë, shkruan Science Daily.

"Çdo gjë që analizojmë duket si një zhvillim normal i syve, si një kultivim në një enë. Ke një sistem model me të cilin mund të manipulosh pa sudiuar direkt njerëzit." thotë Robert Xhonson, biolog në këtë universitet.

Laboratori i Xhonsonit eksploron se si përfundon fati i qelizave - ose çfarë ndodh në brendësi për të kthyer një qelizë në zhvillim, në një qelizë specifike, një aspekt i biologjisë njerëzore shumë pak i njohur.

Ai dhe ekipi i tij u fokusuan tek qelizat që u mundësojnë njerëzve të shohin blunë, të kuqen dhe jeshiltën - tre fotoreceptorët konik në syrin e njeriut.

Ndërsa shumica e kërkimeve është bërë tek minjtë dhe peshqit, asnjëra nga këta specie nuk ka dinamikën dhe vizionin e ngjyrave si të njeriut. Kështu që skuadra e Xhonsonit krijuan syrin e njeriut për të cilin kishin nevojë, me qelizsa burimore.

"Ngjyrat trikonomatike na veçon ne nga mamalët e tjerë. Studimi ynë po përpiqet të tregojë se çfarë rruge përshkojnë këto qeliza për të na dhënë këtë vizion special." thotë Kiara Eldred, specializante në këtë universitet.

Këto gjetje janë hapi i parë në krijimin e laboratorit. Në të ardhmen do mund të përdorin "organoided" prë të mësuar më shumë rreth vizionit të ngjyrave dhe mekanizmit të përfshirë në krijimin e pjesëve të tjera të retinës, si për shembull makula. Derisa degjenerimi makularë është ndër shkaqet kryesore i verbërimit tek njerëzit, të kuptuarit se si rriten një makulë, kjo mund të çojë në trajtimin klinik të saj./Oculus News

Previous Post Next Post