"Meta fton 'shefin botërorë' të Kazinove nga Monako; lufta shqiptare për monopolin e Kazinove dhe Basteve"

 Pasur parasyshë debatin aktual në arenën publike shqiptare në lidhje me kazinotë dhe bastet, stafi Oculus News vendosi të publikojë një letër të mbërriturë në redaksinë tonë në lidhje me këtë temë. Theksojmë se letra është redaktuar nga Oculus News.

....

 Sapo Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri deklaratën e bujshme një javë më parë për mbylljen e basteve dhe kazinove në qendrat e banuara duke filluar që nga 1 janari 2019, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i bëri ftesë kreut të shteti më të fuqishëm dhe më të famshëm në botë në fushëm e kazinove dhe të basteve, Princit të Monakos Albert II. 

Princi Albert II iu përgjigj ftesës jo të rastësishme të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe erdhi sot në Tiranë (16 Tetor, 2018) për të takuar ftuesin (Ilir Metën). Mediat thonë se në fillim u takaun kokë-më-kokë, pastaj u rehatuan me delegaionet e secilit. Kushedi çfarë i ka thënë Meta Albertit kur u takaun kokë-më-kokë.
Meta fton 'shefin botërorë' të Kazinove nga Monako; lufta shqiptare për monopolin e Kazinove dhe Basteve
Me siguri që kjo është një luftë e nëndheshme për të kapur sa të jetë e mundur monopol nga një fushë e re relativisht në Shqipëri, atë të basteve online apo të kazinove jashtë vendeve të banuara. Bëhet fjalë për një luftë miljara dollarëshe mes klaneve partiake. Kryeministri thotë se kazinotë do vendosen tek hotelet me disa yje.

Është e qartë që Presidenti Meta po shfrytëzon postin për të dërguar ujë tek familja e tij politike. Meta po kërkon eksperiencë nga shefi i vendit me eksperiencën më të madhe në botë në fushën e kazinove, Monakos. Ai dëshiron të mësojë se si fitohet më shumë në kushtet e Shqipërisë./Oculus News

Shënim: ky shkrim është dërguar në redaksinë  e Oculus News nën emrin "Përthan Gjanat".

Previous Post Next Post