Konferenca e parë ndërkombëtare në Shqipëri rreth arteve publike

 Më 22 tetor Ekphrasis Studio në bashkëpunim me projektin HARP, organizon Konferencën  Ndëkombëtare për Artet në Hapësirat Publike, e cila do të mbahet tek Markata e Fruta Perimeve, Pazar i Ri, Tiranë. 

Kjo Konferencë është e para e këtij lloji në Shqipëri, si edhe i pari projekt i mbështetur nga UNESCOnë vendin tonë. Në këtë event përveç ekspertëve ndërkombëtar nga: Hollanda, Serbia, Kosova, Maqedonia, Shqipëra, Kanadaja, do të ketë edhe aktivitete të tjera, si prezantimi i disa punimeve, në fotografi dhe video art, të artistit bashkëkohor Dritan Mardodaj; apo nisma  Zing City, nga artistja bashkëkohore Ledia Kostandini, që konsiston në përfshirjen e publikut (fëmijë dhe të rritur) në aktivitete ngjyrosje.
Konferenca e parë Ndërkombëtare në Shqipëri rreth Arteve Publike
Më poshtë detaje më të hollësishme:

16:00- 17:15 Oda Haliti DJ
16:00- 20:00 Foto dhe Video prezantim nga Dritan Mardodaj/ Aktivitete ngjyrosje për të rritur e fëmijë me Zing City nga Ledia Kostandini
17:15- 19:30/ 15 min prezantime dhe 5 minuta për pyetje
- Blerina Berberi (HARP/ Ekphrasis Studio)
- Florent Mehmeti (HAPU, In Situ)
- Biljana Tanurovska (Kino Kultura)
- Theo Tegelaers (TAAK)
- Hristina Mikic (Creative Economy Group)
- Kevin Tummers (Public Arts Laureates/ Ekphrasis Studio)
19:30- 20:30 Mikrofon i hapur për këdo
Falenderojmë të gjithë mbështetësit!
Për më shumë www.harp.al

Mbështetësit: Mbretëria e Holandës, Diversity of Cultural Expressions, Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës, Ndërrmarja Dekor Tirana, Banka Credins, Season, Fibracolor, Mapped.
Previous Post Next Post