Instiktet që nuk Duhen Injoruar Asnjëherë

Instiktet që nuk Duhen Injoruar Asnjëherë

 Konsideroni këto instikte për të mos i injoruar. Pyeteni veten se kur i keni ndjerë, çfarë përvoje ishte, dhe se si mund vihen në përdorim në mënyrë më efikase ndjenja të tilla.

Një lloj eksitimi ose ngacmimi nga një mundësi

Nëse një mundësi nxit një sens frymëzimi tek ju, vazhdoni. Nuk ka rëndësi nëse kjo gjë nuk përputhet me idetë tuaja të paraperceptuara. Diçka ju shtyn përpara, ka të ngjarë të ndjeni pendesë nëse nuk e ndiqni këtë impuls për të parë se ku ju çon.

Një sens që nuk ndiheni mirë

Të gjithë kemi ndjerë një shqetësim që diçka nuk shkon siç duhet me trupin tonë. Gjithsesi, shumica prej nesh e anashkalojnë këtë ndjesi, në vend që të mendojnë se nga vjen. Është mirë të mos e injorojmë këtë ndjesi, përpara se të përkeqësohet. Kjo mund të na ndihmojë që problemi mos të agravohet.

Mund të vëreni një dhimbje në një zonë të caktuar të trupit, një ndryshim ndjesie ose thjeshtë një ndjesi çekujlibrimi. Bëni një takim me doktorin.

Nuk janë vetëm shqetësimet fizike dhe mendore që mund të tregojnë se diçka nuk shkon siç duhet. Mundohuni të vëreni se si ndiheni kur jeni në një vend të caktuar, apo me njerëz të caktuar. Nëse ndiheni të përpirë, ndjeni befasisht hidhërim apo përzierje, kjo është një shenjë nga universi që tregon se ky person ka mundësinë që të bllokojnë aftësitë tuaja manifestuese.

Ndjenja e rrezikut

Një ndjenjë e befasishme rreziku mund të vijë kur jeni duke nisur një punë, kur do takoni një të huaj apo kur do shkoni në një vend ku nuk keni qenë më parë.

Pavarësisht se nga vjen burimi i kësaj ndjenje rreziku, kushtojini vëmendje serioze dhe mundohuni të ndryshoni situatën. Mos harroni se pjesa më e madhe e trurit tuaj është e zhytur në subkoshiencë dhe në procese të pandërgjegjshme që nuk janë akoma të gatshëm për përdorim nga mendja koshiente.

Pjesa primitive e trurit tonë është tmerrësisht e aftë për të dalluar rrezikun. Po t'i dëgjoni këto sinjale, mund të qëllojë të shpëtoni jetën tuaj.

Të qenit të 'përtharë' nga dikush

Ekzistojnë një sërë instiktesh pozitive rreth njerëzve të tjerë, që meritojnë gjithmonë vëmendje. Një, për shembull mund të jetë nxitja për të ndihmuar dikë. Edhe nëse nuk shihni një arsye të qartë se përse dikush mund të ketë nevojë për ndihmë, mund të vëreni gjuhën e trupit apo tregues të tjerë që tregojnë tencion.

Të pyesësh dikë për ta ndihmuar, është një gjest fisniik që nuk kushton. Kjo nxitje vjen zakonisht për shkak se jeni i vetmi person që mund të bëjë ndryshimin e vërtetë për atë individ.

Në raste të tjera, mund të ndjeni automatikisht që dikush mund të thjeshtojë ëndërrat ose qëllimet tuaja më të mëdha. Ky person mund t'ju ndihmojë në rrugën tuaj drejt karrierës, mund të jetë partneri apo thjeshtë një person për të cilin keni informacion që mund t'ju ndihmojë.

Nëse ndjeni se diçka ju thotë se duhet t'i flisni dikujt, bëni një diskutim të kulturuar dhe shihni se ku mund t'ju çojë.

Një ndjenjë drejtësie

Mos e nënvlerësoni instiktin se diçka është e drejtë sipas jush. Kjo vlen pavarësisht se sa e frikshme mund të jetë kjo ndjenjë. Shumë nga historitë më të famshme të dashurisë nisin nga një çast i thejshtë drejtësie, që mund të jetë injoruar për momentin.

Zemra e di çfarë është mirë për ju. Do t'ju çojë në drejtimin e duhur përpara se sa truri të ketë kohë ta përpunojë. Ndësra rrisni dhe zhvilloni aftësitë tuaja manifestuese, do bëheni më të vetëdijshëm ndaj këtyre intuitave të fuqishme. Si rrezultat edhe intuita juaj dë bëhet edhe më e fuqishme./Oculus News
Previous Post Next Post