Gratë me Origjinë Shqiptare që 'Formësuan' Greqinë Moderne

Gratë me Origjinë Shqiptare që Formuësuan Greqinë Moderne

 Gratë kanë luajtur gjithmonë rol të rëndësishëm në historinë e kombeve. Kleopatra, Helena e Trojës, Zhan Dark, kanë lënë shenja të pashlyeshme në historinë botërore. Në këtë kuptim, le të shohim gratë që formësuan Greqinë moderne.

Bubullima

Laskarina Pinotsis, e njohur edhe si Bubullima, suljote arvanitase, lindi në vitin 1771. Janë shkrojtur një sërë shkrimesh për origjinën arvanitase të Bubullimës.

Gratë me Origjinë Shqiptare që Formuësuan Greqinë Moderne

Komandoi flotë detare të Greqisë, veprimet dhe guximi i saj luajtën rol të rëndësishëm në pavarësinë e Greqisë, pasur parasyshë veprimet e saj kur mori pjesë në luftën për pavarësi të Greqisë në vitin 1821. Shërbeu si komandante Bubullima, u vra në 1825 në ishullin e Spetses.

Irena Papas

Një aktore dhe këngëtare e famshme me origjinë shqiptare, e cila shkëlqeu në kinemanë botërore të viteve '70. Irena e ka deklaruar vetë që është me origjinë shqiptare.

Gratë me Origjinë Shqiptare që Formuësuan Greqinë Moderne

Fitoi çmimin si aktorja më e mirë në vitin 1961 Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit në Berlin për filmin "Antigona" dhe në vitin 1971 për filmin Gruaja e Trojës.

Melina Mërkuri

Këngëtare, aktore dhe politikane me origjinë shqiptare . Mori nominim për Oskar dhe fitoi Festivalin e Filmit të Kanës për performancën e saj tek filmi i vitit 1960, "Asnjëherë ditën e Dielë". U nominua për tre Golden Globe dhe dy BAFTA në karierrën e saj artistike.

Gratë me Origjinë Shqiptare që Formuësuan Greqinë Moderne

Mërkuri u bë një politikane si anëtare e PASOK, dhe mike e Andrea Papandreut. U zgjodh anëtare e parlamentit grek në tetor të vitit 1981, u bë ministrja e parë e Greqisë e Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve./Oculus News

Gratë me Origjinë Shqiptare që 'Formësuan' Greqinë Moderne Gratë me Origjinë Shqiptare që 'Formësuan' Greqinë Moderne Reviewed by Marion Mardodaj on 10/01/2018 09:22:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.