Telekom Serbia shpejt mund të blejë Telekom Albania

Telekom Serbia shpejt mund të blejë Telekom Albania

 Një ndër kompanitë më të fuqishme celulare të Shqipërisë mund të shitet. Bëhet fjalë për Telekom Albania dhe një ndër kandidatët kryesorë për ta blerë është Telekom Serbia, bile kjo e fundit është kandidati kryesorë.

Janë tre kandidat në total për ta blerë telefoninë me bazë në Shqipëri, të tre nga Ballkani subjektet janë nga Ballkani, dy bullgare dhe një serbe, ku serbja është më e favorizuar për ta blerë, sipas Top Channel.

Kompanita me kapital kryesorë në Gjermani, Deutsche Telekom, e cili posedon paketën e plotë të aksioneve të Telekom Albania, përmes njësisë greke OTE po shqyrton ikjen nga Shqipëria. Bisedat janë pohuar zyrtarisht nga grupi OTE në përgjigje zyrtare për Top Channel.

“Duke u bazuar në përparësitë strategjike, njësia OTE vlerëson në mënyrë vazhdueshme të gjitha asetet, përfshirë ato në Shqipëri, me qëllim të krijojë vlerë për aksionerët dhe të avancojë interesat e grupit. Aktualisht është në vazhdim procesi i vlerësimit dhe ka diskutime të rëndësishme me disa subjekte. Sipas praktikave tona ne do njoftojmë autoritetet dhe publikun kur të kemi diçka thelbësore për të njoftuar”, thuhej në përgjigjen zyrtare.

Deri më tani nuk janë publikuar arsyet se përse grekët e OTE dëshirojnë të shesin Telekom Albania, nëse janë arsye ekonomike, politike apo ndonjë manovër gjeopolitike e aktorëve të tretë duke shfrytëzar ndjenjat atdhetare të shqiptarëve. Theksojmë se në fillimet e saj, Telekom Albania u reklamua fuqishëm, madje edhe nga vetë kryeministri, si kompani gjermane që po merr në dorrë një pjesë të një sektori të rëndësishëm siç është telefonia e lëvizshme . Por në fakt tregtia nuk njeh gjeopolitikë, por vetëm interesa ekonomike, ku mesa duket interesat patriotike po rezultojnë të shtrenjta. Nga ana tjetër Aleksandër Vuçiç ka kërkuar miratimin për këtë transaksion edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel, sipas Top Channel./Oculus News
Previous Post Next Post