Shkencëtarët shpresuan se koka e Vrasësit Serial përmbante Sekretin e Djallit

Shkencëtarët shpresuan se koka e Vrasësit Serial përmbante Sekretin e Djallit

 Mbi 177 vjet nga ekzekutimi i tij, killeri serial Diogo Alves i frikëson ende kalimtarët me çehren e tij tejet të ftohtë. Koka e tij e ruajtur në mënyrë perfekte qëndron brenda një kavanozi në Universitetin e Mjekësisë së Lizbonës, Portugali.

Lindur në Galici në vitin 1810, Alves nisi të punonte që në moshë të re si shërbëtor në shtëpitë e të pasurve të kryeqytetit të Portugalisë. Në moshën 26 vjeçare filloi të punonte në rezervatin e ujit të kryeqytetit, një tip "akuadokti" i ngjashëm me stilin romak, që shërbente edhe si një urë për fermerët dhe tregtarët. Këtu Alves nis edhe serinë e vrasjeve të tij.

Ai do të priste tek ura për njerëzit që ktheheshin me para, në mënyrë që t'ja merrte me forcë dhe ti shtynte poshtë urës mbi 100 metra të lartë. Në fillim policët menduan se këto ishin thjeshtë disa vetëvrasje dhe aksidente të rastësishme, por banorët vendorë nisën të pëshpërijnë për një vrasës në këtë akuadokt. Për tre vjet, Alves kishte vjedhur dhe vrarë mbi 70 vetë, derisa policia e nxorri jashtë funksionit urën duke e mbyllur. Por Alves nuk mbaroi akoma punë me vrasjet, formojë një grup gangsterësh dhe nisi të vrasë e të vjedhë shtëpitë e të pasurve tek të cilët kishte punuar më parë.

Vrasësi i "Akuadoktit" u ekzekutua me varje nga autoritetet, por historia nuk ka përfunduar akoma. Në atë kohë, një lloj kurioziteti i shtyu mendjet e njerëzve për të zbuluar se çfarë mund të mësojnë shkencërisht nga hulumtimi i trurit të këtij krimineli. Shumë njerëz besonin se mund të shpjegonin se çfarë e bëri djallë Alvesin. Gjithsesi, pasi ai vdiq, doktorët ia prenë kokën e ja ruajtën për studim.

Megjithëse sekreti i djallit nuk u zbulua tek koka e prerë e Diogo Alvesit, ky speciment përbën një kuriozitet më vete në universitetin e Lizbonës./Oculus News

Previous Post Next Post