Shënon gabimisht që ishte Terrorriste në aplikimin për Vizë, gruas me kancer i mohohet udhëtimi

Shënon gabimisht që ishte Terrorriste në aplikimin për Vizë, gruas me kancer i mohohet udhëtimi

  Një paciente e prekur nga kanceri u detyrua ta shtynte datën e udhëtimit për në Nju Jork, pasi në formularin e aplikimit për të marrë vizë shënojë gabimisht sikur ishte terrorriste. Sipas reporterëve të BBC në Skoci, Mandie Stevenson bëri një gabim ndërsa po plotësonte një aplikim "on-line", ku u pyet nëse "ishte angazhduar ndonjëherë në aktivitete terrorriste ose gjenocid."

Stevenson, e cila u diagnostikua me kancer në gji në vitin 2015, e kuptoi vetëm në momentin kur aplikimi ju mohua se çfarë gabimi kishte bërë. Refuzimi i aplikimit do të thoshte se ajo duhej të shtynte udhëtimin e saj për në Nju Jork.

Stevensonit ju dha viza pas një sërë intevistash, e cila ishte përgatitur të nisej nga qyteti Falkirk i Skocisë. Sidoqoftë, ajo u informua nga autoritetet amerikane se nuk ishte e garantuar se do ta marrte vizën përpara datës së udhëtimit, ndaj iu sugjerua që ta prenotonte sërish udhëtimin për më vonë.

Ky gabim i kushojë saj 800 stërlina. "Në fillim kujtova se ishte ndonjë ëndërr e keqe, më pas e kuptova se e kisha bërë këtë gabim." thotë ajo për BBC në emisionin e mëngjesit Morgings with Stephen Jardine.

Ajo shpjegoi se si mund ta kishte bërë gabimin. "Mendova se kisha nënvizuar "jo", dhe më pas klikova "konfirmoj". Kjo është historia në të cilën u përfshiva," theksojë ajo gjatë intervistës./Oculus News
Previous Post Next Post