Diamantet Blu vijnë nga shtrati i Oqeanit

Diamantet Blu vijnë nga shtrati i Oqeanit

 Përveçse janë të pastër, shumë të kërkuara dhe ekstremisht të fortë, diamantet tregojnë histori unike në lidhje me gjeologjinë.  Ndryshe nga idetë e mëparshme që thonë se diamantet janë formuar nga një transformim magjik i qymyrgurit, diamantet formohen në thellësi të tokës dhe dalin në sipërfaqe nga shpërthimet e befasishme vullkanike.

Grimcat në diamant që argjendarët mund t’i quajnë “papastërti”, një gjeolog i quan “copëza integrale”. Këto copëza na tregojnë se nga vjen një diamant i caktuar. Në një studim të ri të diamanteve blu të rrallë, ekipi i udhëhequr nga Evan Smith i Institutit Gemologjik të SHBA-ve sbuloi se këto diamante formohen në thellësi të mëdha detare dhe kanë marrë ngjyrën blu nga elementi i borit në kohët e oqeaneve antike.

Vetë 0.02 e diamanteve të tokës janë blu, duke i bërë ato ndër diamantet më të rrallë në planet.  Çudia në këtë mes është se bori, që i ka bërë blu këto diamante është tmerrësisht i rrallë në thellësi të tokës, ndërsa gjendet gjerësisht në koren e tokës.

Për të përcaktuar se ku është formuar një diamant blu, duhen analizuar grimcat  që e shoqërojnë atë me anë të rrezeve X dhe lazerëve me energji të ulët.

Rezultet treguan se këto diamante nuk përmbajnë atë përbërje të njëjtë mineralesh që përmbajnë diamantet që janë formuar mbi koren e tokës. Sa më i thellë të jetë burimi i diamanteve, aq më e vështirë është për të zbuluar procesin dhe se çfarë ndodh aty ku formohet. Kjo për shkak se mineralet që gjenden në brendësi të tokës destabilizohen ndërsa dalin në sipërfaqe.

Njëjtë, ashtu siç mund të imagjinoni se si një gotë vaj, një lugë uthull dhe një vezë, dikur kanë qenë majonezë, në të njëjtën mënyrë mund të rindërtojmë gjenden fillestare të diamantit. Duke përdorur këtë princip të thjeshtë, mineralet në këto diamante ngjyrë blu të çojnë në origjinë, në mantelin e poshtëm të tokës, mjaftueshëm thellë që të formohen diamantet.  Një sërë analizash e mbështesin këtë konkluzion.  Në një kohë që diamanti në ngjitje të sipërfaqes i ulet gradualisht presioni, grimcat e kanë të vështirë që të shkëputen nga struktura e tij, duke shkaktuar thyerje të vogla që shpesh duken edhe si “gaz” shpërthyes i copëzave të vogla të grimcave.

Në fakt, copëzat e mineraleve nuk çlirohen asnjëherë nga presioni në kushte të sipërfaqes së tokës;  “presioni i mbetur” mund të matet me instrumente me lazer. Kjo tregon gjithashtu se këto diamante mund të kenë ardhur nga thellësia e mantelit të tokës.

Gjithashtu, këto grimca mbështillen me një shtresë mikroskopike metani – kjo vjen si pasojë e çlirimit të hidrogjenit ndërsa minerali humb presionin, i cili më tej reagon ndaj karbonit të diamantit.

Pasur parasyshë thellësinë e madhe ku këto diamante formohen, bëhet edhe më interesant fakti që diamantet blu duket sikur ngjyrosen nga një element i sipërfaqes së kores së tokës. Skanimet “CT” të tokës në brendësi tregojnë se pllakat tektonike zhyten në thellësi të mantelit të tokës, duke ricikluar shkëmbinjtë e zhytura. Të dhënat kimike të këtik procesi janë  tepër të rralla, sepse shumica e elementeve të njohur të vijnë nga korja e tokës janë të prirura që të “gatuhen” gjatë zhytjes së pllakës tekntonike, përpara se kjo të shkojë shumë thellë.

Përveç prezencës së borit, disa elemente të çojnë tek bazalti (i cili përbën shtatin e pllakave tekntonike nënujore ) si i përfshirë në procesin e formimit të këtij diamanti. Pllakat tektonike detare zhyten, duke e marrë me vete borin në thellësi të mantelit, gjë që ndikon në bërjen e diamantit ngjyrë blu. Diamantet transportohen lart me anë të lëvizjes së ngadaltë të mantelit dhe dalin jashtë me shpërthimin e vullkaneve./Oculus News
Previous Post Next Post