Ajri i ndotur urban dëmton trurin dhe aftësitë intelektuale

Ajri i ndotur urban dëmton trurin dhe aftësitë intelektuale

 Të qëndruarit vazhdimisht apo herë pas here në ajër të ndotur venit aftësitë dhe dëmton performancën intelektuale, cilësohet në një studim të fundit, bublikuar nga Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA.

Studiuesit janë të bindur se se ndikimi negativ rritet paralelisht me moshën dhe prek më së shumti njerëzit e pa shkolluar, veçanërisht njerëzit që qëndrojnë gjatë në zona urbane për arsye pune apo arsye të ndryshme. Në këtë sens, njerëzit që punojnë në qendrës së Tiranës janë më të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur, pasur parasyshë që Tirana është ndër kryeqytetet më të ndotura në rang botërorë.

Përgjatë katër vjetëve, studiuesit amerikanë dhe kinezë monitoruan aftësitë verbale dhe në matematikë të rreth 20,000 njerëzve në Kinë.

Studiuesit besojnë se rezultatet kanë rëndësi globale, pasi mbi 80% e popullsisë urbane të botës thith ajër të ndotur.

Sipas studimit, ajri i ndotur rrit gjithashtu rrezikun e sëmundjeve degjenerative, të tilla si Alzheimer.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar ajrin e ndotur si vrasës të padukshëm dhe ka konstatuar se shkakton përafërsisht 7 000 000 vdekje të parakohshme për çdo vit në mbarë botën./Oculus News
Previous Post Next Post