Njerëzit që pretendojnë se kanë parë dhe udhëtuar në të Ardhmen

  Megjithëse mundësia për të udhëtuar në kohë mbetet e debatueshme, ekzistojnë njerëz që pretendojnë se kanë udhëtuar në të shkuarën, të ardhmen, madje edhe në universe paralele. Një argument i zakonshëm që bie ndesh me udhëtimin në të shkuarën lidhet me mundësinë e ndryshimit të së shkuarës. Nëse udhëtoni prapa në kohë dhe vrisni prindërit tuaj? Çfarë do të ndodhte me ju, do të ekzistonit, nuk do të kishit lindur, do kishit vdekur, çfarë?

Pretendimet e udhëtimeve në të ardhmen janë më të besueshme, derisa e ardhmja është e paditur. Disa njerëz që pretendojnë se kanë udhëtuar në të ardhmen, ofrojnë edhe parashikime për të mbrojtur historitë e tyre. parashikimet janë gjithçka ju duhet për të vlerësuar parashikimet e tyre, nëse këto prognoza dalin të vërteta. Edhe kur nuk ndodhin, udhëtarët në kohë argumentojnë se i kanë anashkaluar ngjarjet.

Bela

E njohur si "Bela", është një grua shqiptare që pretendon se ka udhëtuar në vitet 3800. Madje ka publikuar prova: një "selfie", që pretendon se e ka bërë në të shkuarën. Bela pretendon se ia ka arritur të udhëtojë në të ardhmen me ndihmën e një shkencëtari bjellorus të quajtur Aleksandër Kozlov. Thotë se proçesi i udhëtimit në kohë nuk është edhe aq i bukur sa mund të mendohet. Gjithçka u bë bardhë e zi ndërsa ajo udhëtonte, dhe gjatë udhëtimit një rrymë elektrike me voltazh të lartë kalonte përmes trupit të saj.

Njerëzit që pretendojnë se kanë parë dhe udhëtuar në të Ardhmen

Pretendon se e ardhmja nuk është e këndshme. Çdo gjë që ne njohim është shkatërruar plotësisht, me robotët që sundojnë njeriun. Kudo ajo shihte robotë, rrënoja dhe njerëz të vdekur. Madje pretendon se është takuar me një rrobot vrasës. Ishte i madh dhe i aftë të komunikonte dhe të bënte gjeste fytyre. E pyeti se nga vinte, por ajo nuk u përgjigj.

Shumë njerëz i kritikojnë pretendimet e Belës si me mungesë logjike. Tha se ka bërë disa foto, kështu që mund të na tregonte më shumë fotografi. Madje edhe fotoja që na treguar, është e diskutueshme, megjithëse shfaqen ndërtime futuristike në sfond të fotos. Përveç tyre, buzëkuqi i saj duket i aplikuar në mënyrë perfekte, diçka që nuk do të mund të ishte e mundshme, po të konsideronim kaosin që ajo pretendon.

Hakan Nordkvist

Nordkvist është një suedez që pretendon se ka udhëtuar në vitin2042. Ndryshe nga të tjerë udhëtues në kohë, Nordkvisti nuk ka përdorur ndonjë mjet për të udhëtuar por u gjend aksidentalisht në të ardhmen. Thotë se gjithçka ndodhi në 30 gusht të vitit 2006 kur hyri në guzhinë për të parë se ku pikonte lavapjati. Hapi dollapin për të parë lavapjatin se ku pikonte, nuk gjeti gjë. Por duke kontrolluar, u gjend befasisht në vitin 2042.

Njerëzit që pretendojnë se kanë parë dhe udhëtuar në të Ardhmen

Pretendon se ka parë versionin e tij kur ishte 72 vjeç. Të dy kishin të njëjtin tatuazh madje. Për të konfirmuar nëse ishte vërtetë ai, Nordkvisti i bëri disa pyetje interesante, dhe ai u përgjigj me përpikmëri.

Për ta bërë edhe më të besueshme, ai bëri edhe një video shumë të shkurtër të takimit me versionin e vetes së tij 72 vjeçar.

Andrew Carlssin

Në 19 mars të vitit 2013, "Yahoo News!" raportoi arrestimin e Andrew Carlssin nga Komisioni i Sigurisë dhe Shkëmbimit për tregti të brendshme në bursën e Uoll Stritit. Andrew Carlssin kishte arritur të tregtonte me sukses mallra me rrezikshmëri të lartë, duke bërë që një investim vetëm prej 800 dollarësh, ta kthente në 350 milion dollarë në vetëm disa javë. Por kjo mund të bëhej vetëm me një mënyrë: me tregtim të brendshëm.

Njerëzit që pretendojnë se kanë parë dhe udhëtuar në të Ardhmen

Ai mohoi të ketë marrë pjesë në tregtim të brendshëm. Pretendoi se është një udhëtarë në kohë në vitin 2256, dhe u kthye në vitin 2003 për të tregtuar mallrat e tij. Tha se të gjithë e dinin në të ardhmen për falimentimin e bursës të vitit 2003, dhe u kthye vetëm për të parë nëse mund të bënte disa para të shpejta.

Nuk e zbuloi kurrë mjetin apo makinën e kohës që udhëton në të ardhmen por premtoi se do të tregonte disa informacione, përfshirë vendodhjen e Osama bin Ladenit dhe kurën kundër sidës.

Carlssin u akuzua, por u zhduk si me magji, përpara se të paraqitej në gjykatë për t'u përballur me akuzën. Ndoshta u kthye tek e ardhmja?... Ose siç besojnë të gjithë, se gjithçka mund të jetë një shaka e madhe./Oculus News

Previous Post Next Post