Çifti gjendet i përqafuar pas 75 vjetësh në alpet e zvicrës, pas shkrirjes së akullnajës

Çifti gjendet i përqafuar pas 75 vjetësh në alpet e zvicrës, pas shkrirjes së akullnajës

 Duket e pabesueshme, por një çift që endej në alpet zvicerane, është gjetur pas 75 vjetësh.

Orë xhepi
Ora e xhepit e Marcelin Dumoulin
Në 15 gusht të vitit 1942, këpucari Marcelin Dumoulin dhe gruaja e tij Francine, mësuese, udhëtuan drejt akullnajës në malin "Tsafleuron" për të ushqyer bagëtitë. Sot kjo akullnajë është reduktuar në një lartësi prej 2615 metra mbi nivelin e detit dhe terreni i saj është njëjtë i ashpër dhe i ftohtë. Ishte ky mal i ngrirë që mori jetët e tyre, të cilët lanë pas 7 fëmijë.

Çifti gjendet i përqafuar pas 75 vjetësh në alpet e zvicrës, pas shkrirjes së akullnajës
Shishe e Luftës së Dytë Botërore
Një punëtorë i "Diablerets Resort" gjeti trupat e Marccelinit dhe Francine në një fushë malore për ski. Të përqafuar, pajisjet dhe lëkura e tyre ishte ruajtur mirë nga i ftohti. Policët e kishin të lehtë të identifikonin me përafërsi kohën kur kishin vdekur, falë rrobave të tyre të kohës së luftës së Dytë Botërore, por sërish u deshën provat e ADN-së për të provuar se janë prindërit e Marceline Udry-Dumoulin dhe gjashtë vëllezërve dhe motrave të saj.

Çifti gjendet i përqafuar pas 75 vjetësh në alpet e zvicrës, pas shkrirjes së akullnajës
Ceremonia mortore e çiftit pas 75 vjetësh
Pas 75-vitesh në kërkim të prindërve të tyre, dhe dy javë pritje ankthi për rezultatet e ADN-së, fëmijët e mbetur të çiftit ia arritën më në fund që të organiojnë një funeral për prindërit e tyre. Në ceremoninë mortore ishin të pranishëm gjithashtu nipërit dhe mbesat e tyre./Oculus News

Çifti gjendet i përqafuar pas 75 vjetësh në alpet e zvicrës, pas shkrirjes së akullnajës Çifti gjendet i përqafuar pas 75 vjetësh në alpet e zvicrës, pas shkrirjes së akullnajës Reviewed by Marion Mardodaj on 7/01/2018 11:56:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.