Burrë i Varur në Litar befas, gjatë Koncertit të famshëm?...

 Duke parë vetëm figurën, pa dëgjuar muzikë, çdo njeri mund të mendonte se bëhet fjalë për një njeri të varur në tavan të sallës së koncerteve në Kopenhagen, Danimarkë.

Në fakt bëhet fjalë për një koncert të zhvilluar nga një prej orkestrave më prestigjioze europiane, ku është përfshirë edhe muzika e filmit të famshëm "West", "I miri, i keqi dhe i shëmtuari," me aktor kryesorë hollivudjan të famshmin Clint Eastwood.

Gjatë realizimit të muzikës vërehet një manikin i varur në litar në tavanin e sallës së koncerteve, në minutat 1:00 dhe 2:00 të videos së mëposhtme, i cili simbolizon vdekjen shumë të zakonshme, duelet dhe luftërat e ashpra për influencë dhe pasuri në perëndimin pak të shkelur të Amerikës së shekujve 18 dhe 19. Siç duket regjia është munduar të prekë më nga afër atmosferën e atëhershme.



Megjithëse ky film u transmetua për herë të parë më shumë se gjysmë shekulli më parë, në vitin 1966, pëlqehet dhe shihet dentur edhe sot e kësaj dite.



Në janar të këtij viti, Korporata Transmetuese Daneze organizoi tre koncerte orkestrale të quajtura "Dueli, Morikone e tërheq i pari," të cilat përfshijnë fonograma nga filmat "West" dhe gangsterë. Ndër të tjera ky është versioni i tyre i muzikës për disa nga filmat e klasikëve "West".

Koncerti u prit nga Kristian Leth dhe u drejtua nga Sarah Hicks. Performanca u orkestrua nga Orkestra Simfonike e Danimarkës me ndihmën e Korit të Koncertit Danez.

Në koncert janë përfshirë muzikë nga kompozitorët Enio Morikone, Bernard Herman, Nino Rota dhe Soni Bono, me muzikë nga filmat Serxhio Leone, Kentin Tarantino, Drajan de Palma dhe Francis Ford Kopola./Oculus News
Burrë i Varur në Litar befas, gjatë Koncertit të famshëm?... Burrë i Varur në Litar befas, gjatë Koncertit të famshëm?... Reviewed by Marion Mardodaj on 7/08/2018 08:58:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.