Arsyet e Vërteta se përse njerëzit Flirtojnë, sipas psikologjisë

Arsyet e Vërteta se përse njerëzit Flirtojnë, sipas psikologjisë

  Disa njerëz janë flirtues të lindur, thjeshtë nuk mund të rrijnë dot pa flirtuar. Shpesh, kur janë duke pritur kafenë, mund të flirtojnë me personin që kanë në tavolinën pranë, me baristin, mandje edhe me kamerierin. 

Është flirtimi i tyre i natyrshëm që bën të merren vesh me botën. Nëse u pëlqen dikush dhe nuk kërkojnë gjë si shkëmbim, atëherë do të bëhen më shumë sharmant se sa flirtues.

Motivet e disa flirtuesve nuk janë edhe aq miqësore dhe të mira, mund të jenë për të fituar, dhe për të bindur dikë që t'u japë çfarë duan. Janë mjeshtëra të manipulimit.

Në vitin 2004, profesori i Ilinoisit të Veriut në SHBA, David Dryden Henningsen, bazuar në literaturën e psikologjisë zbuloi 6 lloje të ndryshme të motivimit:

1. Seksi: të flirtuarit për të fjetur me dikë;

2. Qejf: të flirtuarit thjeshtë për qejf, duke e parë këtë veprim si një lloj sporti;

3. Eksplorim: të flirtuarit si një praktikë dhe përvojë eksploruese të një marrëdhënjeje;

4. Marrëdhënje: për të rritur intimitetin në një marrëdhënje të caktuar;

5. Vetëvlerësimi: Flirtimi për të rritur besimin në vetvete;

6. Instrumentalizimi: flirtimi për të marrë diçka nga dikush.

Ekziston një ndryshim i madh mes të qenit sharmant dhe flirtimit.

Kur jeni sharmant, do të thotë se po përpiqeni për të bërë gjithsecilin të ndihet i rëndësishëm. Nëse flirtoni, po përdorni joshjen tuaj seksuale për të manipuluar një person, ndonjëherë në mënyrë të pandërgjegjshme dhe tjetër herë në mënyrë djallëzore.

Qoftë sharmantët apo flirtuesit, të dy bëjnë kontakt me sy dhe karakterizohen nga zëri i ngrohtë, por flirtuesit kanë thuajse gjithmonë një program të caktuar në kokë, si për shembull, të bëjnë që profesori i tyre t'ua rrisë notën apo drejtorin t'ua rrisë rrogën.

Flirtimi mundet t'i lëndojë njerëzit, sidomos kur e marrin seriozisht në ato raste kur qëllimi nuk ishte i vërtetë.

Për shembull, nëse një flirtues flirton me dikë vetëm për të parë reagimin e tij apo asaj, dhe ky person beson se ndjenjat e flirtuesit janë të vërteta, mund të mendojë për një mundësi për të pasur marrëdhënje. Por, do të mërziten shumë sapo flirtuesi të ketë arritur qëllimet që i kishte vënë vetes.

Disa flirtues janë feministë dhe narcisistë, të cilët e shijojnë kur i shkojnë prapa një femre, dhe pasi e bëjnë për vete, tallen me të. Asnjëherë nuk mund të dihen qëllimet e personit që flirton.

Megjithëse të flirtuarit mund të jetë diçka argëtuese dhe e padëmshme, në disa raste mund të jetë edhe manipulative dhe devijuese. Të qenit të ndërgjegjshëm mbi motivimet e ndryshme të flirtimit, kjo do të ishte një mënyrë e mirë për të mbrojtur veten nga përdorimi prej flirtuesve./Oculus News

Arsyet e Vërteta se përse njerëzit Flirtojnë, sipas psikologjisë Arsyet e Vërteta se përse njerëzit Flirtojnë, sipas psikologjisë Reviewed by Marion Mardodaj on 7/05/2018 11:26:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.