Përse njerëzit Tentojnë Vetëvrasjen

Vajzë nën depresion

 Kohët e fundit numri i vetëvrasjeve është shtuar ndjeshëm në Shqipëri, kjo për një sërë faftorësh dhe arsyesh të ndryshëm. Ndaj është e rëndësishe për opinionin që të flitet e të shkruhet për vetëvrasjen dhe shkaqet që lidhen me to. Në këtë sens po paraqesim disa shkaqe krysore që i çojnë njerëzit drejt vetëvrasjeve të bazuara në studime dhe hulumtime psikologjike dhe psikanalitike.

1. Depresioni dhe barra e rëndë e perceptuar

Barra e perceptuar është kur ndjejmë se i jemi bërrë barrë të tjerëve, dhe kjo shpesh i ekspozon ndaj vetëvrasjes njerëzit vulnerabël. Depresioni dhe çrregullimet e humorit janë shpesh shkaqet kryesore të vetëvrasjeve, të cilat e deformojnë perceptimin për realitetin duke e amplifikuar atë në sensin e barrës.

burrë gati për t'u hedhur nga tarraca e pallatit

Ajo që njerëzit nuk kuptojnë është se njerëzit që bëjnë vetëvrasje nuk veprojnë nga egoizmi, por e kundërta: sepse ndjejnë se bota do ishte më e mirë pa ta. Mund të jenë duke vuajtur nga depresioni ekstrem, nga ndjenja e izolimit, nga traumat komplekse, abutimet, çrregullimet mendore, padobishmërinë, turpin dhe dëshirë të madhe për t'i dhënë fund dhimbjes. Prandaj nuk duhen paragjykuar kurrë si "egoistë". Sidomos kur nuk e keni idenë se çfarë kanë kaluar.

Dhimbja e tejkalon peshën e shpresës

Ektistojnë një sërë faktorësh dhe arsyesh që çojnë në vetëvrasje, por shpjegimi më i thjeshtë është se perceptimi i individit tejkalon çdo shpresë për të ardhmen. Realiteti tek të cilin ata po jetojnë mund të jetë krejt ndryshme nga realiteti që ju shihni nga jashtë.

djalë duke prerë damarët

Është e thjeshtë, për shembull, të shohësh një person të suksesshëm dhe në dukje të lumtur, dhe të mendosh që gjithça është në rregull. Por në fakt as që nuk e kemi idenë se çfarë ka kaluar ky person. Mund të vuajnë nga depresioni, nga vetmia akute, ankthi, apo të tjera çështje mendore.

Një histori traumash komplekse

Një ndër faktort që nuk përmendet shpesh në diskutimet e parandalimit të vetëvrasjeve është prezenca e traumave komplekse, megjithëse studimet thonë se personat që kanë pasur trauma në fëmijëri janë më të prirur që të kryejnë vetëvrasje. Traumat e fëmijërisë mund të bëjnë që truri t'i sjellë sërish në kujtesë, duke i bërë më vulnerabël në moshë adulte. Kur një traumë mbivendoset mbi një tjetër traumë, personi do ndihet sikur dhimbjet nuk do mbarojnë kurrë.

burrë ulur në shinat e trenit

Kur dikush është terrorrizuar sërish dhe sërish, kjo do të çonte në një sens të humbjes së shpresës, ku personi ndihet i pafuqishëm për t'i ikur traumave.

Një histori abuzimesh

Pavarësisht se ky fajtor është i lidhur me historinë e traumave, është e rëndësishme të vihet në pah. studimet tregojnë se njerëzit e abuzuar dhe dhunuar nga anëtarë të familjes janë më të prirur të ëjnë vetëvrasje.

babai duke i bërtitur vajzës së mitur

Kjo nuk përfshin vetëm abuzimin fizik, por edhe atë verbal dhe emocional.

Problemet me drogërat

Drogimi mund të jetë një vrasës i heshtur dhe është një tjetër faktor që çon drejt vetëvrasjes. Substancat narkotike jo vetëm që rrisin mundësin që dikush të vetëvritet, por mund të përdorem kastile për t'u vetëvrarë.

mamaja duke ngritur djalin e saj të droguar

Kur njerëzit janë nën influencën e alkoolit apo drogërave, aftësitë e tyre parandaluese mund të dobësohen. Impulset e tyre mund të bëjnë që shfaqja të vazhdojë por shëndeti mendorë të përkeqësohet.

Përfundime

Megjithëse ne nuk mund të zgjidhim problemet e këtyre personave, por mund t'i inkurajojmë të marrin ndihmë dhe t'u kujtojmë se janë absolutisht të dobishëm dhe meritojnë të marrin ndihmë cilësore. Inkurajojeni dhe merruni bashkë me personin e prekur me aktivitete të shëndetshme duke u fokusuar tek përkujdesja për vetveten.

djalë duke inkurajuar vajzën e depresionuar

Bëjini me dije që jeni pranë këtij personi dhe se e mbështesni plotësisht angazhimin e tij apo saj për t'u rikuperuar./Oculus News
Përse njerëzit Tentojnë Vetëvrasjen Përse njerëzit Tentojnë Vetëvrasjen Reviewed by Marion Mardodaj on 6/10/2018 02:26:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.