Gjërat që Komshinjtë nuk do t'ju thonë kurrë

Gjërat që Komshinjtë nuk do t'ju thotë kurrë

Që po ju vjedh internetin me anë valëve Wi-Fi

Ju paguani për shërbimin e internetit që merrni, kështu duhet të bëjnë edhe të tjerët, apo jo? Mos mundësoni që komshiu të ketë kodin tuaj të Wi-Fi, sigurohuni që shërbimi juaj të jetë i mbrojtur mirë. Sigurohuni të krijoni një pasword të fortë duke mos përfshirë emrin tuaj apo të anëtarëve të familjes.

Që kanë çimka ose tartabiqe në krevat

Sigurisht që askush nuk dëshiron të dëgjojë që komshiu ka tartabiqe në krevat. Dhe sigurisht që fqinji nuk do e thotë këtë fenomen. Nëse e konsideroni mik fqinjin, ka mundësi që çimkat të përhapen edhe në shtëpinë tuaj kur e ftoni. Nëse nuk mundeni, atëherë kontrollojeni shtëpinë tuaj herë pas here.

Që sheh në shtëpinë tuaj gjatë natës

A do t'i thonit komshiut që gjatë natës e keni parë në dhomën e tij apo saj? Është e pahijshme! Sigurohuni që komshiu nuk mund të shohë brenda shtëpisë suaj, kryesisht natën, kur dritat janë të ndezura.

Që nuk dëshiron të mirëmbajë ambjentet e përbashkëta

Praktikisht komshiu nuk do vijë t'ju thotë se nuk dëshiron të mirëmbajë ambjentet e përbashkëta.

Që grinden me zë të lartë në shtëpi

Mund të jetë shqetësuese kur dëgjon ulërimat e komshiut tek grindet me anëtarët e familjes. Mund ta shmangni duke mbyllur dritaret, kur ata kanë orarin e grindjes.

Që qeni i tij apo saj ka urinuar në pragun e shtëpisë suaj

Nëse komshiu lë të lirë qenin apo macen në oborr apo në ambjentet e përbashkëta të pallatit, shpesh kjo mund të dallohet nga gjurmët e këmbëve, kështu që është më mirë t'i kërkoni komshiut që ta kontrollojë qenin./Oculus News

Gjërat që Komshinjtë nuk do t'ju thonë kurrë Gjërat që Komshinjtë nuk do t'ju thonë kurrë Reviewed by Marion Mardodaj on 6/09/2018 01:44:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.