Filozofët e mëdhenj mbi atë se nëse Paratë na Bëjnë të Lumtur

Filozofët e mëdhenj mbi atë se nëse Paratë na Bëjnë të Lumtur

 Paraja nuk është as rrënja dhe as djalli i gjitha gjërave të mira. Njerëzit kanë nisur të argumentojnë prej shekujsh rreth meritave të pasurisë. Të gjithë jemi përballur me pyetjen se nëse duhet të ndjekim paratë për  të mirën tonë, apo nëse do të ishim më mirë me mjaftueshëm para për të jetuar normal.

Shkencëtarët kanë argumentuar vazhdimisht se një sasi e caktuar parashë është e drejtë për të qenë të lumtur, por paratë e shumta bëjnë të fusim në punë arsyen.Filozofët e mëdhenj mbi atë se nëse Paratë na Bëjnë të LumturFilozofët e mëdhenj kanë bërë të njëjtën pyetje. Çdo mendimtarë që është përpjekur t'i përgjigjet pyetjes se si duhet jetuar, ka hamendësuar se sa para do ishin të nevojshme dhe të drejta për një gjë të tillë. Në vijim kemi disa ide se si paraja ka ndikon në lumturi sipas filozofëve më të shquar.

Aristoteli

Në filozofinë e Aristotelit, virtyti është çelësi për të jetuar mirë. Por ndësa bashkëkohësit e tij stoik mendonin se virtyti mund të siguronte një jetë të mirë, Aristoteli e dinte se nevojiten edhe disa gjëra të tjera, përfshirë miqësinë, fatim e mirë dhe paratë.

Ai e shihte paranë thjeshtë si një met për të arrirrë qëllime të tjera; ishte i hapur ndaj faktit se për të pasur një jetë të mirë nevojiten një sasi e caktuar parashë. Një nga mjetet e nevojshme në listën e tij të virtyteve për të jetuar jetën e plotë ishte mdhësia, e cila përfshinte donacione të shumta për bamirësi.

Ai paralajmëronte për jetën e dhënë pas parave, duke e konsideruar si një jetë të shpenzuar duke ndjekur diçka të "dobishme për të arrirrë objektivat e dikujt tjetër" dhe kurrë për të arrirrë objektivat e vetë personit.

Epikuri

Epikuri ishte një filozof me disa ide të çuditshme mbi atë se si të bëjë njerëzit të lumtur. Jetonte në periferi në një shtëpi të madhe me dhjetëra njerëz të tjerë që jetonin në bashkësi. Argumenton se rruga drejt lumturisë është përmbajtja e vehtes, miqësia e fortë dhe filozofia.

Në vend që të akumulojë pasuri, dikush duhet të përpiqet të jetojë thjeshtë dhe të gjejë kënaqësinë tek miqtë, kënaqësia e punës dhe filozofia. Nuk e kundërshton faktin e të pasurit pasuri, por kishte frikë se të pasurit shumë do të bënte që personi të jetonte në mënyrë të pamoderuar, si rrjedhojë do merrte vese dhe rezultonte i palumtur. Jeta e moderuar nuk kërkon shumë para.

"Nëse doni që ta bëni të pasur Pitokliun, mos i jepni më shumë para, por redukojani dëshirat." Epikuri.

Niçe

Niçe është ndër dijetarët më të spikatur. Librat në kohën e tij nuk u shitën shumë, dhe nuk kishte shumë para gjatë viteve të tij më produktiv. Megjithëse nuk e kërkojë kurrë pasurinë, nuk ishte kundër saj; kishte plot gjëra për të thënë për njerëzit që e quanin paranë "djall".

Ai argumenton se moraliteti i Ungjillit ishte një moralitet i robëruar. Derisa autorët e Ungjillit nuk kishin para dhe as fuqi, deklaruan se këto gjëra janë "djall" dhe se varfëria dhe dobësia janë gjëra të mira. Niçe e sheh këtë moralitet si jo të përshtatshëm për njerëzit e mëdhenj.

Kjo nuk do të thotë se të "korrësh" para është e mirë, por paralajmëron të kemi kujdes nga të varfërit që e quajnë paranë "djall" dhe të padobishme për lumturinë tonë.

Kierkegard

Soren Kiergegart është themeluesi i ekzistencializmit dhe kritik i jetës moderne. Shpesh duke shkruar në anonimitet, ai na sfidon duke na kërkuar të ekzaminojmë vehten se si i bëjmë zgjedhjet për të pranuar lirinë tonë.

Në kohët e sotme filozofia e Kierkegard lufton për faktin se si njerëzit janë vazhdimisht të pa apasionuar, gjakftohtë, konformues dhe të shkëputur. Ai fajëson paratë për këtë. Si një abstraksion i vlerës së vërtetë, paraja na bën të kemi më shumë dëshirë për të se sa për gjërat që mund të blejë.

Shopenhauer

Gjeniu më i trishtuar i filozofisë, ateisti dhe , Artur Shoepnhaueri ishte mendimtarë pesimist i cili ndjente se shumica e njerëzve ishin të dënuar dhe të pakënaqur në jetët e tyre. Ishte aq i bindur për këtë, saqë ishte ndër të parët kundër lindjeve dhe shkruajti se do ishte më mirë që disa njerëz të mos lindnin kurrë. Këshilla e tij mbi lumturinë është e çuditshme.

Zgjidhja e Shopenhaurit mbi trishtimet e pafundme të jetës është të tërhiqesh prej shoqërisë e të jetosh një jetë asketike (stil jetese i tërehqur nga kënaqsitë ndijore për të ndjekur qëllime shpirtërore). Paraja e cila shkakton dëshirën e pafundme, punën dhe konfliktet, duhet shmangur.

"Pasuria është si uji i detit: sa më shumë të pish, aq më shumë etje ke; e njëjta vlen edhe për famën." - Artur Shoepnhaueri.

Karl Marksi

Babai i komunizmit modern, dhe filozofi i preferuar i të majtëve. Marksi kishte vështirësi me paratë, të cilat shpesh i siguronte prej shokëve të tij - kryesisht prej Engelsit. Kishte aplikuar dy herë në metronë e Londrës për të gjetur një punë si fatorino treni, por të dy herët u refuzua. Gjithsesi, vështirësitë nuk ja errësuan logjikën e të kuptuarit.

Marksi na kujton se paratë janë të dobishme. Nxisin histori, japin mundësi për të arrirrë gjëra të mëdha, dhe shpesh konsumojnë shumë nga koha jonë. Filozofia e tij komuniste nuk ishte edhe aq shumë kundër pasurisë, pasi tentonte ta zbuste dhe ta bënte që t'i shërbente njerëzimit dhe jo të ishte problemi i tij.

Buda

Themeluesi i budizmit, Gautama Buda, gjatë jetës së tij jetojë në dy ekstreme, në pasuri dhe në varfëri ekstreme. Përvoja e tij e ekstremeve i mësojë "mesin e artë", diçka që u bë elementi kyç i budizmit.

Pasuria e madhe është e rrezikshme, por edhe varfëria ekstreme nuk është një zgjidhje. Madje disa murgjë budistë nuk duhet që as t'i prekin paratë, ndërsa pjesa tjetër e njerëzve inkurajohen të bëjnë "jetën e drejtë", duke fituar me ndershmëri. Kjo përfshin gjithashtu edhe e të pasurit më shumë se sa nevojat./Oculus News
Filozofët e mëdhenj mbi atë se nëse Paratë na Bëjnë të Lumtur Filozofët e mëdhenj mbi atë se nëse Paratë na Bëjnë të Lumtur Reviewed by Marion Mardodaj on 6/09/2018 03:27:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.