Vitaminat, mineralet dhe ushqimet që duhet të merren në Çdo Moshë

Vitaminat dhe mineralet që duhet të merren për Çdo Moshë

 Shohim një sërë reklamash suplementesh për shëdnetin, por cilat janë vërtetë të nevojshme për secilin person? Reklama dhe dietologë të ndryshëm sugjerojnë ushqime dhe suplemente në përgjithësi. Por në të vërtetë arsyeja është e ndryshme për njerëz dhe mosha të ndryshme.


Fëmijëria, deri në moshën 20

Këto janë vitet ku duhet të fokusojhemi për të marrë më shumë vitaminë D dhe kalcium, thotë Stefani Skif, dietologe në spitalin e Huntingtonit, Nju Jork. "Kemi nevojë për kalcium për rritjen e kockave dhe muskujve,  por nuk mund të absorbohen mirë pa vitaminën D," thotë ajo.

20 vjeç e lart

Duhet të vazhdoni akoma me vitaminën D në të 20-at, thotë ajo. Në këtë moshë ju duhen më shumë vitamina dhe minerale. Për shembull, veganët kanë nevojë për më shumë vitaminë B12, e cila gjendet kryesisht tek produktet e baxhos dhe mishi. "Ushqimi është gjithmonë më i mirë se suplementet sepse me anë të suplementetit ekstraktojmë vetëm një mineral. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe fibra, të cilat veprojnë të gjtha në mënyrë sinergjike." thotë Skif.

20 deri në 30 vjeç

Për shumë femra, këto janë vitet e "fëmijërisë", thotë Suzana Steinbaum, drejtoreshë e Spitalit të Parandalimit të Sëmundjeve Kardiovaskulare në Nju Jork. Nëse po planifikoni të mbeteni shtatzëna, nisni të merrni disa muaj para lindjes vitamina B-komplek dhe acid folik. Këto vitamina reduktojnë gjithashtu  riskun nga autizmi të fëmijëve.

30 vjeç e lart

Si kardiolog, Dr. Steinbaum sugjeron të merren më shumë yndyrna të mira antiflamatore omega-3, të cilat ndihmojnë në reduktimin e riskut të sëmundjeve të zemrës. Rekomandohet konsumi i peshqve të paktën dy herë në javë.

40 vjeç e lart

Në këtë moshë vitamina D bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, thotë Steibaum. Niveli i ulët i vitaminës D lidhet me një sërë sëmundjesh - që nga kancerët tek diabeti dhe obeziteti. Kjo sugjerohet si për meshkujt ashtu edhe për femrat. "Është thuajse e pamundur të marrësh mjaftueshëm vitaminë D vetëm nga ushqimet, kështu që suplementet në këtë moshë mund të jenë të nevojshëm. Edhe kalciumi është i rëndësishëm. Dhe mos e harroni gjithashtu omega-3-shin, pasi risqet e sëmundjeve të zemrës rriten me kalimin e viteve," thotë doktori.

Rreth 50 vjeç

Nevojitet rreth 1,200 mg kalcium gjatë dekadës së pestë të jetës, dhe vitamina D është akoma shumë e rëndësishme për të ndihmuar trupin ta absorbojë këtë mineral të rëndësishëm. "Tani, në vend që të ndërtoni kocka, po ruani kockat që keni tashmë," thotë Skif. "Gjithsesi, është e rëndësishme të diskutoni me doktorin rreth nivelit të kalciumit dhe vitaminës D," shton ajo. Pasi femrat janë më të rrezikuara që të zhvillojnë sëmundjen e ostoporozës se sa meshkujt, ndaj duhet të marrin masa.

50 vjeç e lart

Femrat mund të jenë duke hyrë në fazën e menopauzës gjatë kësaj dekade, dhe disa përbërës natyral mund të ndihmojnë në reduktimin e shenjave dhe simptomave të menopauzës.

Rreth 60 vjeç

Sa më shumë kalcium dhe vitaminë D, ndërsa vitet kalojnë. Sigurohuni të merrni mjaftueshëm nga ushqimi dhe suplementet. Shëndeti i zemrës është gjithashtu i rëndësishëm, ndaj sigurohuni të merrni mjaftueshëm omega-3.

Loading...
Rreth 70 vjeç

Përveç kalciumit dhe vitaminës D, duhet të merrni edhe vitaminë B12 ndërsa po i afroheni të 70-ave. "Ndërsa plakemi, është më e vështirë për trupin të prodhojë dhe përdorë vitaminën B12, prandaj suplementet janë të rëndësishme," thotë Skif.

Rreth 80-vjeç

Suplementet B12 mund të jenë të rëndësishëm në këtë moshë. Sërish, mos harroni kalciumin dhe vitaminën D, omega-3 gjithashtu, dhe sigurohuni që t'i thoni doktorit për ndryshimin e dietave.

90 dhe lart

Vazhdoni me gjithçka po bëni dhe ushqeheni, nëse po i shijoni këto vite. Vazhdoni dhe hidhini një sy se çfarë hanë vërtetë 100-vjeçarët, për të jetuar sa më gjatë.

Kujdes:

Pavarësisht moshës, kini parasyshë, pasi nuk është mirë nëse merrni më shumë se nevojinten vitamina dhe minerale, parajmëron Tod Sontag, mjek specialist familjeje në Florida. "Duke marrë shumë më shumë nga cilado vitaminë, kjo mund të jetë shumë e dëmshme, madje edhe helmuese, në rastet më të mira, do t'i nxirrni nga trupi me anë të urinës." thotë Sontag./Oculus News

Vitaminat, mineralet dhe ushqimet që duhet të merren në Çdo Moshë Vitaminat, mineralet dhe ushqimet që duhet të merren në Çdo Moshë Reviewed by Marion Mardodaj on 5/19/2018 02:40:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.