Mënyra të thjeshta për të shëruar natyralisht Tharjen e Syve

Mënyra të thjeshta për të shëruar natyralisht Therjen e Syve

 Sytë e thatë ndodhin shpesh kur gjendrat e lotëve nuk furnizohet mjaftueshëm, e cila ndodhet mes syrit dhe kapakut të syrit. 

Nga ana tjetër, disa faktorë mund të nxisin tharjen e syve, si ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës, vrapimi, etj. Vëzhgimi për një kohë të gjatë i një ekrani dixhital, mundet gjithashtu të nxisë tharjen e syve.

Simptomat e syve të tharë përfshijnë:

- Shikim i turbullt

- Ndjenjë kruajtjeje në të dy sytë

- lodhje e syve

- Ndjenja sikur ka diçka në sy

- Ndjeshmëria ndaj dritës

- Mukus në sy

- Skuqje

Sipas mjekëve okulistë, faktorë të tjerë që nxisin therjen e syve përfshijnë plakjen, marrja e ilaçeve dhe ambjenti.

Zakonisht kur njerëzit vizitohen tek okulisti, u sugjerohet të marrin ilaçe të lëngshëm për të njomur sytë duke hedhur periodikisht një sasi të caktuar pikash, të cilat konsiderohen të "sigurta" për sytë.

Mënyra të thjeshta për të shëruar natyralisht Therjen e Syve

Por disa njerëz nuk e durojnë dot idenë e të hedhurit diçka në sy. Të tjerë mund të kenë arsye të ndryshme se përse nuk duan të hedhin pika ilaçi tek sytë. Gjithsesi, ekzistojnë edhe metoda natyrale për të njomur sytë dhe shmangur tharjen.

Suplemente me omega-3

Studimet tregojnë se rritja e nivelit të omega-3-shit në trup mund të lehtësojë problemet nga tharja e syve. Në një studim ku u përfshinë 264 pacientë me sy të tharë, u tha që të zgjidhnin nëse do të merrnin një kapsulë 500 miligramëshe me omega-3 dy herë në ditë, ose një "placebo" në ditë. Habitshmërisht, 65% e pjesëmarrësve që morën omega-3 raportuan një përmirësim të dukshëm brenda dy ditëve, në krahasim me ata që kishin marrë placedo.

Modifikoni ambjentin

Siç u theksua më lart, faktorët ambjental luajnë rol në tharjen e syve. Në fakt, lidhja mes disa ambjenteve dhe tharjes së syve është aq e fortë, sa që oculustët i referohen me një term të caktuar ksaj simtpome.

Pra, mbrojini sytë duke vendosur syze të përshtatshme ndërsa udhëtoni, ngisni biçikletën apo motorçikletën, ndërsa bëni ski apo punoni në një industri me ambjent të ndotur. Një palë syze të mira dielli do ishin tejet dobiprurëse.

Jepini mundësi syve të pushojnë

Mbyllini sytë për disa minuta ose kapsitini për të shpërndarë lotët. Mundohuni të mos fokusoheni më shumë se 20 minuta pa ndërprjerje në një ekran. Nëse puna jua kërkon, mbyllini sytë për 20 sekonda pas çdo 20 minutave.
Loading...
Hidhini një sy ilaçeve që merrni

Ilaçe të caktuara shkaktojnë tharje të syve. Këtu përfshihen antidepresantët, qetësuesit dhe medikamentet për parkinsonin.

Kujdes: mos ndaloni kurrë së marri ilaçet pa konsultimin me mjekun përkatës. Kjo shërben për të përcaktuar shkakun; për çdo duhet të konsultoheni me mjekun.

Mënyra parandalimi

- Përdorni një lagështues, që mund t'i shtojë lagështi ajrit.

- Kur përdorni ventilator apo kondicioner, drejtojeni larg fytyrës.

- Pozicionoheni kompjuterin pak nën nivelin e syve. Nëse e  poziciononi më lart, kjo do shkaktonte në mënyrë reflektive zgjerimin e syve, dhe si rezultat do nxiste tharjen e lotëve.

- Mos tymosni, pasi duhani lidhet direkt me tharken e syve. Qëndroni larg ambjenteve me nikotinë apo të ndotura nga tymëra të ndryshëm./Oculus News

Mënyra të thjeshta për të shëruar natyralisht Tharjen e Syve Mënyra të thjeshta për të shëruar natyralisht Tharjen e Syve Reviewed by Marion Mardodaj on 5/06/2018 11:03:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.