Manipulimet e 'Supermarketeve' që vazhdojnë të 'Shpërdorojnë' Paratë tona

Manipulimet e 'Supermarketeve' që vazhdojnë të 'Shpërdorojnë' Paratë tona

  Sigurisht që tregu ka të fshehtat e tij, të cilat ndikojnë që disa biznese të jenë më të suksesshëm se të tjerët. Këto marifete gjenerohen e përpunohen nga prodhuesit, pronarët apo menaxherët për të manupuluar blerësit në mënyrë që të rrisin përfitimet. Ky fenomen është më i theksuar në Shqipëri, ku markatat apo dyqanet ushqimore pëbëjnë një përqindje të konsiderueshme të tregut. Si rrjedhojë, për shkak të konkurrencës së lartë, biznesmenët e ushqimeve mendojnë vazhdimisht për mënyra të ndryshme për të shitur mallrat e tyre, të cilat jo domozdoshmërisht mund të jenë të ndershme në raport me konsumatorin.

Duhet të blini sasi të mëdha ushqimi? Janë më të shëndetshme ushqimet organike? Ka të bëjë çmimi me cilësinë e ushqimeve që blejmë? Dhe një sërë pyetje të tjera, të cilat gjenerohen nga mënyra se si operojnë bizneset ushqimore për të qëndruar në treg dhe rritur fitimet.


Bli çdo gjë në sasira të mëdha 

Është mirë që të blejmë një lloj ushqimi në sasi të mëdha? Mund të mendoheni sërish. Shihni çmimet përpara se të blini: Produkte të caktuara shpesh janë më të lira në sasi të vogla. Nga ana tjetër, mund të shpenzojmë para dhe të shpërdorojmë ushqimet nëse nuk i konsumojmë më parë se të prishen. Për të qenë sa më eficientë, sigurohuni që vendet ku vendosni ushqimet të jenë të përshtatshme, si grigoriferët dhe dollapet, dhe konsumojini ushqimet më parë se të prishen. Padyshim që ekzistojnë ushqime të caktuara që mund të blihen në sasi të mëdha e të mos prishen, por shumica e ushqimeve duhet të blihen në sasi të komandueshme në sensin e konsumit.

Zarzavatet e freskëta janë më të shëndetshme se sa të ngrirat

Besojeni apo jo, por disa zarzavate të ngrira mund të jenë më të shëndetshme se sa të freskëtat që mund të blihen tek fshatarët. Përse? Shumica e zarzavateve të ngrira, ngrihen në kulmin e pjekurisë, që do të thotë se shumica e shijes dhe ushqyesve mbeten të paprekura. Kështu që mos u merakosni nga produktet e ngrira, kryesisht ato produkte që nuk janë të sezonit, pasi ka shumë të ngjarë që nëse i blini të "freskëta" por që nuk janë të sezonit kur prodhohen, mund të hasni në shije krejtësisht të kundërta.

Nuk ka rëndësi se në cilën ditë të javësh mund të bëni pazar

Zakonisht konsumatorët bëjnë pazar në fundjavë dhe në sasi të mëdha. Por nëse po kërkoni të kurseni para, duhet të konsideroni frekuencën e blerjeve. Zakonisht dyqanet furnizohen me produkte "jetëshkurtër" (që prishen shpejt, si mishi, produktet e baxhos etj) në mes të javës; plus që mund të hasni edhe në ulje çmimi gjatë javës sepse dyqanet janë të prirur më mirëta "heqin qafe" mallin e vjetër se sa t'u prishet. Për të kursyer dhe blerë produkte sa më të shëndetshme, Oculus News sugjeron të bëni pazar të mërkurave pasdite ose në darkë.

"Organike", do të thotë më e shëndetshme

Nuk përbën sekret fakti se ushqimet organike përmbajnë më pak pesticide, por kjo s'do të thotë se janë më të ushqyeshme. Në fakt, studiuesit e Universitetit të Standfordit krahasuan ushqimet organike me ato jo organike dhe gjetën diferenca të papërfillshme në përbërjet ushqimore. Qëllon shpesh që ushqimet organike të prëmbajnë më shumë mbetje pesticidesh se sa ushqimet e prodhuara në mënyrë konvecionale, kjo zakonisht për shkak të padijes së prodhuesve apo për motive fitimi.

Vezët e kafta janë më të shëndetshme se të bardhat

Gabim, sërish. Megjithëse është e vërtetë se jo të gjitha vezët janë të bërë njëjtë, ndryshimet nuk kanë të bëjnë me vlerat ushqyese. Vezët e bardha bëhen nga pulat e bardha, ndërsa të kaftat nga pulat e kafta. Kështu që nuk është nevoja të shpenzoni para të tepërta për mite tëm rreme.

Ushqimet me yndyrë të pakët janë më të shëndetshëm

Në fakt, një sërë uushqimesh, për të cilat pretendohet se kanë nivel të ulët yndyre, shpesh përmbajnë shumë sheqer dhe një sërë përbërësish të padëshirueshëm.

Blini vetëm gjërat që keni në listën e planifikuar

Kur vjen puna për të kursyer para në supermarket, të bësh një listë, ky është marifeti më i vjetër, dhe bizneset e dinë mirë këtë. Duke vepruar kështu, do jeni të fokusuar tek ushqimet që duhet të blini, dhe i shmangeni blerjeve "impulsive". Sidoqoftë, një listë jo domozdoshmërisht garanton kursimin e parave. Megjithëse mund ta përdorim listën e blerjeve për gjërat thelbësore, do ishte mirë që të hapnit sytë për ndonjë produkt të leverdisshëm, që në fakt nuk e keni listuar./Oculus News
Manipulimet e 'Supermarketeve' që vazhdojnë të 'Shpërdorojnë' Paratë tona Manipulimet e 'Supermarketeve' që vazhdojnë të 'Shpërdorojnë' Paratë tona Reviewed by Marion Mardodaj on 5/05/2018 02:23:00 PM Rating: 5
Powered by Blogger.