Energjia e Pemës: si Pemët na ndihmojnë që të Shërohemi

Energjia e Pemës: si Pemët na ndihmojnë që të Shërohemi

 Pemët janë qeniet e gjalla më të avancuara nga ana shpirtërore, të cilat janë vazhdimisht në një gjendje meditative. 

Energjia e tyre e mprehtë është gjuha me të cilën flasin.

Pemët mund të na ndihmojnë të zhbllokojmë kanalet e energjisë.

Aftësitë shëruese të pemëve

Mjeshtërit taoistë kanë vëzhguar dhe konkluduar që pemët nuk kanë vetëm fuqinë për të konvertuar dioksidin e karbonit në oksigjen, por kanë gjithashtu kapacitetin për të absorbuar energjinë negative dhe për ta konvertuar në diçka të dobishme. Pemët janë të ngulitura mirë në tokë, dhe sa më thellë shkojnë rrënjët e tyre, aq më lart drejt qiellit shkojnë edhe gjethet e tyre. Pemët janë qeniet më të zgjuara dhe të afta për të absorbuar energjitë vitale nga toka dhe forcat universale përmes dimensioneve e larta.

Pema, si shërues dhe mik

Si qenie tepër të avancuara shpirtërisht, pemët bashkëjetojnë me natyrën dhe njerëzit. Janë tejet inteligjente, dhe kanë sensin e prekjes dhe ndjenjës, janë gjithashtu të ndërgjegjshme shpirtërisht. Pemët kanë fuqinë të na qetësojnë kur jemi të xhindosur dhe t'i japin fund trishtimeve tona -  por gjithsesi, kjo marrëdhënje duhet ndërtuar.

Zgjidhni një pemë me të cilën dëshironi të punoni

Përgjatë historisë së njerëzimit pemët janë përdorur për arsye të ndryshme shërimi dhe qëllimesh mjekësore, disa pemë kanë qenë gjithmonë të pranishme në të tilla praktika, kryesisht pishat. Sigurisht që ekzistojnë edhe pemë që nuk ndikojnë pozitivisht në organizëm, si për shembull, pema e arrës - mund të keni rastisur shpesh të dëgjoni ni pasojat negative të dikujt që ka fjetur nën pemën e arrës.

Gjithsesi pemët rrezatojnë elegancë, ushqejnë sistemin e qarkullimit të gjakut, forcojnë sistemin imunitarë dhe garantojnë jetëgjatësi. Na gjallërojnë dhe mbushin shpirtin. Megjithëse pishat zakonisht janë zgjedhja më e mirë, shumë pemë të tjera mund të përdoren gjithashtu. Sa më të mëdha pemët, aq më shumë energji përmbajnë. Pemët që rriten pranë ujërave të rrjedhshëm janë më të fuqishme. Disa pemë ndjejnë më shumë ngrohtë, të tjera më ftohtë.

Disa pemë që kanë energji për të shëruar, më poshtë mund të zgjedhim njërën në varësi të nevojave apo prioriteteve të secilit:

1. Qiparisi dhe kedari ulin temperaturën dhe ushqejnë me energji "Yin" (koncept taoist që i referohet energjisë së koshiencës).

2. Shelgu ndihmon në luftimin e erërave të thata dhe eleminon lagështirën ekstreme nga trupi, ul presionin e gjakut, forcon sistemin urinarë dhe fshikëzën.

3. Vidhi qetëson mendjen dhe forcon stomakun.

4. Panja lufton erërat e thata dhe ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të ndryshme.

5. Kanella eliminon të ftohtin nga stomaku dhe zemra.

6. Fiku ndihmon në lehtësimin e mavijosjeve, në reduktimin e djersitjeve dhe qetësimin e frakturave të kockave.

7. Murriza ndihmon tretjen, forcon zorrën e trashë dhe lufton presionin e ulët të gjakut.

8. Mështenka ul temperaturën e trupit, eliminon lagështirën dhe ndihmon në detoksifikimin e trupit.

9. Kumbulla ushqen shpretkën, stomakun, pankreasin dhe qetëson mendjen.

Të themeluarit e komunikimit me një pemë

Për të ndërtuar komunikimin me një pemë, duhet të keni zemrën për të kuptuar që ato janë po aq njerëzore në emocionet e tyre. Kur i flisni një peme, do të vëreni përgjigjen e saj. Sapo të vendosni të punoni me një pemë, do të kuptoni faktin se një pemë nuk është gjë tjetër veçse një i ngjashëm me ju, dhe se po përpiqet t'ju thotë të jini modest dhe njerëzorë me të.

Pemët kanë fuqinë të çlirojnë intuitën tonë dhe të na ndihmojnë në udhëtimin tonë shpirtërorë./Oculus News
Previous Post Next Post