Loading...

Artisti shqiptar Dritan Mardodaj, me një ekspozitë unike në Milano

 Këtë të premte, datë 11 maj, Milan Art & Events Center mikpret në të tretin takim artistik INTRO, të projektit artistik Cold Discussions të Laurentiu Craioveanu.

Artisti shqiptarë Dritanë Mardodaj, me një ekspozitë unike në Milano

Me këtë rast INTRO ka ftuar artistin vizual Dritan Mardodaj.

Lindur në Tiranë më 1983, jeton në Itali që prej 2003, ku ka përfunduar studimet e larta për Trashëgimi Kulturore në Universitetin e Parmës dhe për Histori dhe Kritik Arti në Universitetin e Milanos.

Në këtë edicion do të prezantohen tre vepra të reja, të prodhimtarisë së tij artistike:

Video me ngjyra, “Toyboy” (2016)
Fotomontazh, “Gli amianti” (2017)
Instalacion, “Vaniteti”

Artisti kap aspekte thelbësore të botës aktuale, dhe synon të akuzojë shoqërinë bashkëkohore dhe vlerat e saj fallco, me manifestime paradoksale.

"Sot, frika gjendet kudo, dhe nuk mund t’i dilet përveç se duke besuar në forcën vetjake." Guy Debord.

Lokacioni dhe oraret:

Milan Art & Events Center 米兰国际艺术中心
pranë Duomos së Milanos
Via Lupetta 3
Milano
18:30 – 21:30 CEST/Oculus News

Artisti shqiptar Dritan Mardodaj, me një ekspozitë unike në Milano Artisti shqiptar Dritan Mardodaj, me një ekspozitë unike në Milano Reviewed by Marion Mardodaj on 5/08/2018 10:11:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.