Si ndikon Kanabisi në aftësitë e të menduarit

Si ndikon Kanabisi në aftësitë e të menduarit

  Përdorimi i shpeshtë i kanabisit nuk ka shumë efekte mbi aftësitë e memories, konkludon një studim i ri. Efektet afatshkurtëra intelektuale të përdorimit të kanabisit janë minimale, sipas një analize të fundit të bërë nga 69 studime, i cili përfshiu 2,100 përdorues.
Edhe efektet minimale u zhdukën shpejt.

72 orë pas konsumit të kanabisit, aftësitë konitive të të rinjve u kthyen sërish në normale.

Dr. J. Kob Skot, i cili udhëhoqi studimin thotë se:

"Kohëzgjatja e mungesës së porodimit lidhet me atë se sa të mëdha janë ndikimet. Nuk e dimë nëse tre ditë janë të mjafueshme. Nuk dimë pikën maksimale kur mund të vlerësohen saktë efektet e kababisit."

Efektet afatgjata janë ende të paqarta.

Të rinjtë janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të psikozës apo problemeve të tjera si rezultat i përdorimit afatgjatë të kanabisit.

"Sa më shumë ta përdorësh kanabisin, aq më shumë do të kesh probleme me të, njëjtë si substancat e tjera narkotike." thotë Skot.

Njerëzit e përfshirë në studim ishin mes 18 dhe 30 vjeç.

Sigurisht që tymosja e kanabisit ka efekte negative në aftësitë njohëse, por më të pakta seç pritej.

"Konsiderohet një ndryshim i vogël mes grupeve, në mënyrë që kuptimi klinik i këtij lloji të vihet në dyshim.

Ngre pyetjen se sa të mëdha janë këto ndryshime në sensin praktik, dhe si ndikojnë këto ndryshime në jetën e një njeriu." thekson më tej Skot për "Science".

Kur të rinjtë pushuan së konsumuari kanabis, kujtesa dhe aftësitë e tyre të të mednuarit u ripërtëritën nga ky defiçit i vogël.

Ndërsa Dr. Krakover, një psikiatër i cili nuk u përfshi në studim thotë: "Qoftë edhe ndryshimet më të vogla konjitive mund të kenë efekte afatgjata mbi të rinjtë dhe adoleshentët që konsumojnë kanabis."

"Është e rëndësishme të mendojmë për efektet afatgjata të përdorimit të shpeshtë të kanabisit, gjë që në këtë analizë nuk del në pah." thotë më tej Skot./Oculus News
Previous Post Next Post