Pse një mashkull nuk dëshiron të kryejë më marrëdhënje me gruan e tij

Pse një mashkull nuk dëshiron të kryejë më marrëdhënje me gruan e tij

 Për arsye të ndryshme qëllon që meshkujt në një kontekst të caktuar lidhjeje dhe kohe, nuk dëshirojnë të kryejnë më marrëdhënje seksuale me partneren. Në vijim po paraqesim arsyet kryesore se përse ndodh kjo, sipas ekspertes së seksologjisë Lauri Uatson, publikuar fillimisht në "Psichology Today".

1. Niveli i ulët i testosteronit

Shumica e meshkujve kanë një furnizim të madh me testosterone - hormoni i "urisë për seks" - përgjatë githë jetës së tyre. Kur dëshira e mashkullit për seks ulet dhe përvoja e tij është e ndryshme nga fazat e para të marrëdhënjes, atëherë ka ardhur koha për të shkuar tek doktori. Ndonjëherë ekzistojnë arsye serioze që nxisin uljen e nivelit të testosteronit, por për meshkujt kjo mund të ndodhë edhe nga arsye të paqarta, duke çuar në reduktimin e dëshirës dhe ereksione më të dobëta.

2. Nuk tërhiqet apo joshet më nga partnerja

Ndonjëherë meshkulli nuk tërhiqet më nga partnerja dhe nuk dëshiron të kryejë më marrëdhënje - kjo është e vërtetë. Por është e rëndësishme për të kujtuar se në marrëdhënjet afatgjata, joshja është një emocion kompleks, është një përzierje e kënaqësisë vizuale dhe kimisë seksuale, gjithashtu edhe e ndjenjës në marrëhdënje, si për shembull: sa mirë ndiheni kur pushoni së bashku dhe sa e respoktoni njëri-tjetrin.

3. Ankthi nga performanca

Shumë meshkujt mendojnë se statusi i të dashurit përcaktohet nga aftësia e tyre për të pasur një ereksion të fortë. Pavarësisht se ai mund të ndjejë nevojën, nëse ka probleme për të mbajtur ereksionin apo të durojë mbi pesë minuta ose të jetë i qëndrueshëm për një kohë të ndershme gjatë ndërveprimit seksual, mund të hezitojë të marrë inisjativën. Fatkeqësisht femrat mund t'i keqinterpretojnë këto probleme, i lidhin me joshjen dhe këtu femrat bëhen shumë kritike, gjë që e komplikon më tej situatën.

4. Vetë-përmbushja

Për t'ju shmangur vulnerabilitetit për të marrë inisjativën apo thjeshtë për të bërë pak pushim nga varësia e partnerit për të përmbushur nevojat seksuale, disa meshkuj preferojnë që më mirë të masturbohen se sa të kryejnë marrëdhënje. Shpesh përdorin filma pornografik sepse është më e thjeshtë, eksituese dhe eficiente. U kursen atyre bisedat seksuale, të cilat mund të jenë të lodhshme. Edhe nëse partneri e dëshiron seksin më shumë se to, një mashkull mund ta refuzojë nga nevoja e pandërgjegjshme e autonomisë apo vetmisë seksuale.

5. Mërzia

Ndërsa femrat i përgjigjen tipikisht një qasjeje të ngadaltë seksuale, e vërteta është se ndonjëherë meshkujt shkojnë pas tyre vetëm kur ndjejnë nevojë. Me një trup të mbushur me testosterone, janë të gatshëm seksualisht ndaj stimujve të jashtëm, dhe mund të jetë dekurajuese për ta kur kanë një partnere femër që nuk mund t'i kuptojë. Dhe kur mashkulli dëgjon ankimet e partneres kur i thotë se "gjithçka ti dëshiron, është vetëm të bësh seks", kjo shpesh e "shkatërron" atë. Pasi është i programuar të dëshirojë marrëdhënje specifikisht me të, partneren e tij, për të shprehur njëkohësisht dëshirë dhe dashuri. Ndonjëherë meshkujt dëshirojnë reciprocitet që lidhet me dëshirën e ethshme të tyre. Dëshirojnë një partnere agresive, një çast kafshërorë, një çastë të pambërmbajtshëm që është i egër dhe i lirë.

6. Lidhja me një tjetër

Kryesisht kur dëshira e një mashkulli bie pa një arsye të dukshme, mund të jetë lidhur me një tjetër. Lidhjet mund të nisin për shkak të frustrimit seksual, por shpesh janë një zgjidhje e komplikuar për ato probleme që duken të pazgjidhshme në fillim. Në një marrëdhënje të përkushtuar në besnikëri, aktet seksuale mund të marrin forma të ndryshme, përfshirë lidhjet dashurore, një natë e vetme, çatimi në rrjetet sociale, eskordat, etj. Dhe kjo bën që partneri të mos dëshirojë seks me partneren e tij, qoftë prej ndjenjës së fajit, apo prej "ngopjes".

Për të kuptuar se cila nga këto situata mund të lidhet me rastin tuaj, duhet të nisni të flisni hapur me partnerin në lidhje se përse ndihen në atë mënyrë, dhe gjithashtu ppr ndjenjat./Oculus News
Previous Post Next Post